<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLAShëndet

Studimi: ngrënia e më shumë frutave e perime ulë rrezikun nga sëmundjet e zemrës e veshkave

Konsumimi i nja dy mollëve më shumë, më shumë brokolli, tranguj, banane apo bishtaja, mund të ndihmojë për shëndetin në përgjithësi, sidomos njerëzit që kanë tension të lartë të gjakut e që janë në rrezik nga sëmundjet e zemrës e të veshkave.

“Pacientët me tension të lartë të gjakut, kanë zakonisht dy probleme, sëmundjen e zemrës dhe veshkave”, ka thënë doktori Donald Ëesson nga Universiteti i Texasi, i cili ka shtuar se studimi që bëri me ekipin e tij, ka analizuar se a ndikon reduktimi i sasisë së aciditit në sëmundjen e veshkave dhe të zemrës, të cilat kanë lidhje me tensionin e lartë të gjakut, shkruan CNN.

Produktet e kafshëve, dukshëm mishi, kanë predispozita ta reduktojnë aciditetin, ndërkohë që frutat e perimet prodhojnë aciditetin pasi konsumohen.
Në mënyrë që të shohin se si do të mund të funksionin planet e grënies apo dietat, studiuesit bënë një testim tek 153 njerëz me hipertension dhe rrezik të madh nga sëmundjet e veshkave.

Pjesëmarrësit u ndanë në tri grupe:

Grupi i parë, të cilët shtuan në dietën e tyre nga 2 deri ne 4 gota të mbushura me fruta e perime.

Grupi i dyte, që shtoi dy doza të përditshme të tabletave me sodë bikarbonat (nga katër deri në pesë tableta 650 miligramëshe)

Grupi i tretë, i cili vazhdoi me trajtim mjekësor standard.

Studimi gjeti se soda bikarbonat zvogëloi aciditetin.

Pasi studimit pesë vjeçar, studiuesit gjetën se dy grupet, ata me dietë me fruta dhe ata që merrnin sode bikarbonat, promovuan shëndet më të mirë për veshkat, por vetëm ata që konsumuan me shumë fruta e perime patën sukses edhe në shëndetin e zemrës gjithashtu.

“Konkludimi jonë ishte se dieta që përmbante me shumë fruta e perime duhet të jetë pjesë fondamentale e menaxhimit të pacientëve që kanë tension të lartë të gjakut”, ka thënë Wesson.

Doktori Marion Nestle nga Universiteti i New Yorkut ka thënë se studimi është pjesë e literaturës në rritje, e cila tregon për ndikimin që kanë frutat e perimet në jetën e njeriut.

“E kemi ditur këtë që një kohë të gjatë por është mirë të dihet se frutat e perimet ulin rrezikun nga sëmundjet e veshkave”, ka thënë ai.

The American Heart Association rekomandon se duhet të konsumohen katër deri në pesë porcione me fruta dhe perime në ditë. Kjo do të thotë e duke konsumuar tetë copa të bronkolit, një banane, një tas me perime me gjethe të gjelbra apo katër dredhëza të mëdha.

admin admin

Recent Posts

ADN-ja shqiptare dhe misteri i njerëzve të parë në Europë

ADN-ja SHQIPTARE DHE MISTERI I NJERËZVE TË PARË NË EUROPË (DOKUMENTAR) (Përkthimi në shqip i…

8 minutes ago

Dukagjini në historinë e kombit shqiptar: Nga Principata Mesjetare te qëndresa kombëtare dhe trashëgimia historike e Malësisë

Nga: Prof. Gjon Frani Ivezaj Dukagjini përbën një nga trevat më të lashta dhe më të…

6 hours ago

Pse krijohen kalcifikimet dhe në cilat pjesë të trupit shfaqen më shpesh

Kalcifikimi ndodh kur në trup grumbullohet kalcium në vende ku nuk duhet, si në inde…

23 hours ago

Disa rregulla për kafshët në Kanunin e Lekë Dukagjinit

Kanuni i Lekë Dukagjinit dhe rregullimi i marrëdhënieve me kafshët: një vështrim studimor Kanuni i…

24 hours ago

​37 vjet nga demonstratat kundër suprimimit të autonomisë së Kosovës

Më 23 mars të vitit 1989, në Kuvendin e Kosovës, u ndryshua Kushtetuta e vitit…

1 day ago

23 marsi 1989, dita kur Kosoves iu hoq autonomia me vote ne Kuvend

Më 23 mars 1989 ndodhi një nga momentet më të rënda politike në historinë moderne…

1 day ago