<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

4 shenja që tregojnë se nuk duhet të bëni udhëtime me persona të tjerë

Udhëtimi me një njeri të njohur, mik/e apo partner/e është një mënyrë për ta njohur tjetrin në një tjetër aspekt.

Por, nëse keni stile të ngjashme udhëtimi, me shumë mundësi që gjithçka do të shkojë sipas parashikimeve. Situata ndryshon kur ju nuk përputheni në qasjet tuaja për mënyrën e shijimit të udhëtimit, vendet, restorantet që duhen frekuentuar etj.

Si ta kuptoni që nuk përputheni me personin tjetër me të cilin/ën keni zgjedhur të kaloni pushimet? Ja disa shenja të dallueshme:

#1 Njëri është planifikues dhe tjetri shijon momentin

Nëse do bëni udhëtim me një person që kërkon një plan të mirëmenduar dhe një tjetër që përshtatet me çdo gjë, me siguri që do të keni “turbulenca” në shijimin e këtyre ditëve.

“Nëse juve ju pëlqen të keni një itinerar fleksibël dhe të hapur ndaj ndryshimeve spontane, ndërsa shoqëruesi/ja juaj preferon një qasje më të strukturuar dhe më të organizuar, kjo mund të çojë në pakënaqësi dhe konflikte,” thotë blogeri i udhëtimeve Sean Lau.

#2 Njëri zgjohet herët dhe tjetrit i pëlqen të flejë

Të kesh orare kontradiktore gjumi mund të krijojë “fërkime” kur udhëtoni së bashku. Personi i mëngjesit mund të zgjohet herët, i/e etur për të filluar ditën, ndërsa të tjerët anashkalojnë aktivitetet e mëngjesit për të shijuar më shumë gjumin e mëngjesit.

Për shembull, nëse doni të ngriheni herët dhe të ecni nëpër qytet, por shoqëruesi/ja juaj është i/e uritur për të ngrënë sepse ka fjetur vonë një natë më parë, ky mund të jetë një problem dhe një shenjë papajtueshmërie.

#3 Njëri do aventurat dhe tjetri udhëtimet e qeta

Të kesh nivele të ndryshme rehatie kur bëhet fjalë për aktivitetin fizik dhe natyrën mund ta bëjë më të vështirë gjetjen e gjërave të këndshme reciproke. Disa njerëz duan t’i mbushin ditët e tyre me shumë përvoja të reja, ndërsa të tjerët mund të kërkojnë më shumë aktivitete të lira që nuk kërkojnë orare, përfshirje fizike, por thjesht diçka relaksuese. Nëse keni këtë qasje, me siguri që do të keni përplasje.

#4 Njëri prej jush shpenzon shumë para dhe tjetri është kursimtar

Të kesh prioritete të ndryshme rreth parave mund të jetë burim i madh konflikti kur udhëton. Problemet priren të lindin kur një person kërkon të ketë një përvojë më luksoze dhe personi tjetër kërkon të kursejë disa para kudo që të jetë e mundur.

Nëse doni të shkoni në një restorant të shtrenjtë apo të qëndroni në hotele luksoze, ndërsa partneri/ja juaj e udhëtimit dëshiron të pijë diçka në dhomë, njëri prej jush nuk do të ndihet aspak mirë.

admin admin

Recent Posts

Rezistenca e armatosur dhe diplomacia e fshehtë shqiptare: Lidhja e Prizrenit mes aksionit të Gjakovës dhe Portës së Lartë

Më 3 shtator 1878, forcat e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit nisën një ofensivë të armatosur…

1 hour ago

Shenjat e kancerit të mitrës që nuk duhet t’i injoroni

    Kanceri i mitrës mund të shfaqet me simptoma që shpesh ngatërrohen me probleme…

3 hours ago

Çaji i gjetheve të fikut, ilaçi popullor që lufton këto sëmundje

    Në mjekësinë tradicionale gjethet e fikut janë përdorur për aftësinë e tyre në…

3 hours ago

Pse Piramida e Madhe nuk u shkatërrua nga tërmetet për 5 mijë vjet?/ Shkencëtarët zbulojnë sekretin

  Forma e saj, materialet e përdorura dhe struktura e brendshme duket se kanë ndihmuar…

3 hours ago

Pse vjeshta mund t’i vështirësojë më shumë ditët për njerëzit me diabet

    Me ardhjen e vjeshtës dhe uljen e temperaturave, personat me diabet mund të…

3 hours ago

Turshitë me konservues, a mund të dëmtojnë shëndetin? Ja çfarë duhet të dini

    Me ardhjen e vjeshtës, turshitë bëhen pjesë e tryezave të shumë familjeve. Por,…

2 days ago