<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: SOCIALE

A e kanë zbuluar shkencëtarët shkakun e autizmit?

 

 

Shkenca mund të ketë gjetur një lidhje në mes të rrezikut të autizmit te fëmijët dhe acidit yndyror në gjakun që gjendet në kordonin umbilikal.

 

Për të vënë dritë mbi shkaqet e autizmit, studiuesit nga Universiteti Fukui në Japoni kanë analizuar lidhjen në mes të acidit yndyror të pasaturuar (PUFA) që gjendet në mostrat e gjakut të kordonit umbilikal dhe rezultatet e autizmit te 200 fëmijë.

 

Ata besojnë se kjo gjetje e re mund të jetë shumë domethënëse për të kuptuar, diagnostikuar si dhe parandaluar çrregullimet e spektrit të autizimt (ASD).

Studimi identifikoi një komponim të veçantë në acidin e gjakut të kordonit umbilikal, i cili quhet diHETrE e që mund të ketë implikime të forta në llojet e ASD-së.

 

“Niveli i diHERTeE-së në gjakun e kordonit umbilikal në lindje ka impakt domethënës te simptomat e ASD-së te fëmijët dhe gjithashtu kishin lidhje edhe me mosfunksionim normal të përshtatjes së fëmijës në jetën normale”, ka thënë në një deklaratë autori i studimit Hideo Matsuzaki.

Ai ka cekur se këto gjetje sugjerojnë se dinamika e diHERTeE-së gjatë periudhës së zhvillimit të bebes në bark është e rëndësishme për trajektoren e zhvillimit të fëmijës pas lindjes.

Specifiksiht, studiuesit gjetën se niveli i lartë i diHERTeE-së kishte lidhje me vështirësitë në ndërveprimet sociale, ndërkohë që niveli i ulët i saj u gjet se ka lidhje me sjelljet kufizuese të fëmijëve. Ky korrelacion dukshëm u vu re më shumë te vajzat se sa te djemtë.

Mostrat nga kordoni umbilikal u morën menjëherë pas lindjes së fëmijëve dhe u ruajtën. Simptomat e ASD-së te këta fëmijë më pas u shoqëruan me të dhënat e fëmijëve kur u bën gjashtë vjeç, me ndihmën e nënave të tyre.

 

 

Duke shikuar rezultatet, studiuesit sugjeruan se matja e nivelit të diHERTeE-së në lindje mund të bëhet mjet me vlerë për të parashikuar rrezikun e fëmijës nga ASD-ja.

“Efekti i intervenimit të hershëm te fëmijët me ASD është mjaft i rëndësishëm dhe detektimi i rrezikut që në lindje mund të rrit shanset për intervenim e mbështetje të hershme për fëmijët me ASD”, ka shtuar Matsuzaki.

Ai gjithashtu ka thënë se frenimi i metabolizmit të diHERTeE-së gjatë shtatzënësisë mund të jetë rrugëdalje premtuese për parandalimin e tipareve të ASD-së te fëmijët, ani pse në këtë fushë janë të nevojshme studime të mëtutjeshme.

Studimi që u publikua në revistën Psichiatry and Clinical Neurosciences, mbështetet në një studim paraprak në minj, i cili ka sugjeruar se PUFA dhe metabolitet e tij gjatë shtatzënësisë luanin rol kyç në zhvillimin e ASD-së.

 

 

“Ne hipotezuam se dinamikat e metaboliteve të acideve yndyrore CYP-PUFA përgjatë periudhës kur bebja gjendet në bark, mund të ketë ndikim në simptomat e ASD-së dhe vështirësitë në funksionimin e përditshëm te fëmijët pas lindjes”, ka thënë ai.

Ekipi i studiuesve ka deklaruar se besojnë se këto gjetje hapin rrugë premtuese për zbulimin e mistereve të ASD-së, duke çuar në diagnostikim e hershëm dhe trajtim më të mirë.

admin admin

Recent Posts

Cilët janë simptomat e depresionit sezonal

    Me ardhjen e vjeshtës dhe shkurtimin e ditëve, disa njerëz përjetojnë ndryshime të…

23 hours ago

Fruti simbolik i vjeshtës, përfitimet që gështenjat i sjellin shëndetit! Nga zemra, tretja e kontrolli i peshës, çfarë duhet të dini

Gështenjat përmbajnë fibra, vitamina dhe minerale që mund të kontribuojnë në një ushqyerje të shëndetshme. Ndryshe nga…

2 days ago

Ora dimërore apo verore, cila është më e mirë për shëndetin?

    Ora dimërore është më e përshtatshme për shëndetin, pasi drita natyrore në mëngjes…

2 days ago

Pse i keni duart dhe këmbët gjithmonë të ftohta? Shtatë shkaqet që nuk duhet t’i injoroni

  Duart dhe këmbët e ftohta janë shpesh një reagim normal i trupit ndaj temperaturave…

2 days ago

Çfarë duhet të hani dhe pini para dhe pas vaksinës kundër gripit?

    Disa ushqime dhe zakone të përditshme mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë…

2 days ago

Cili çaj është më i shëndetshëm për zemrën dhe sa filxhanë duhet të pini në ditë?

    Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…

5 days ago