<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

Legjendë apo e vërtetë: Uji u zhduk pasi banorët vranë demin e zi

 

 

Gryka e Karadakut njihet për legjenda të shumta dhe të ndryshme. Këtu ka rrëfime për qypat e lirave, për ujin e syrit, për kaun e zi, dyluftimet e demave, për liqenin, për kroin e ilaçit, për varrin e Ajshes e për shumëçka tjetër, shkruan gazeta online Mediafokus.info.

 

Legjendat, mbase janë karakteristikë e zonave që janë shquar për inteligjencë popullore. I tillë është edhe rrëfimi për liqenin që kishte shteruar ditën kur ishte vrarë kau i zi.

 

Në afërsi të fshatit Sefer, sipas rrëfimeve, dikur kishte ekzistuar një fushë e gjerë, me një ligje të bukur në mes, ku pinin ujë bagëtia dhe freskoheshin demat e lodhur nga dyluftimi që bënin mes vete.

 

Legjenda thotë se herë pas here në liqe shfaqej një dem i zi, trupmadh që tmerronte banorët kur e shihnin, ndërsa kafshët nuk guxonin t`i afroheshin ujit. Për të shpëtuar nga ky ankth, banorët e kishin vrarë demin e zi një ditë dhe ai duke u fundosur, e kishte mbyllur grykën e liqenit, me trupin e tij të madh.

Prej asaj dite, liqeni ishte tharë pikë për pikë.

Ujët, për habi të banorëve, kishte shpërthyer disa metra më poshtë, mbi fshatin Pidiq. Ky vend u quajt “Vrella e Pidiqit”, që në popull njihet edhe si kroi i ilaçit.

Rreth këtij burimi janë krijuar edhe rrëfime të ndryshme. Disa besojnë se është ujë që shëron, disa edhe e kanë provuar vetë, por ka edhe të atillë që nuk besojnë në këto gjera.

 

 

Qytetarët e kësaj ane shkojnë atje për halle të ndryshme dhe luten që të lirohen prej tyre.

Sipas banorëve, te burimi del ujë i ngrohtë, por më poshtë ai të mërdhin nga të ftohtit. Është i mirë për sëmundje të lëkurës, për hemorroide, për sëmundje tjera. Djemtë e vajzat, dikur e vizitonin këtë krua për të ndryshuar fatin.

 

Banorët e zonës nuk dëshirojnë t`i humbasin këto pasuri, qoftë për shkak të bukurisë që i japin zonës, qoftë edhe për shkak të legjendave që tregohen për “vrellën”, liqenin e mbyllur nga demi i zi, për kroin e ilaçit, për kishën.

Ka pretendime për të krijuar legjenda edhe sot. Disa rrëfime tregohen vetëm për varrin e Ajshes, që siç thuhet, i kishte bërë 150 vjet pa u martuar. Shkuesit ishin vonuar një shekull e gjysmë për ta kërkuar dorën e saj për nuse.

admin admin

Recent Posts

Kjo është përmendorja në Mitrovicë që u ngrit për nderë të grevës së minatorëve të Trepçës

Kjo është përmendorja në Mitrovicë që u ngrit për nderë të grevës së minatorëvee të…

11 hours ago

Lulet e blirit, arma e fortë kundër ankthit

  Lulet e blirit që prej lashtësisë njiheshin si lulet ku fshihen rrezet e diellit.…

12 hours ago

Ja çka nuk duhet të bëni asesi në Ramazan

    Muaji i Ramazanit është periudhë reflektimi, përkushtimi dhe disipline shpirtërore. Përveç agjërimit nga…

17 hours ago

Migrimi më i gjatë i pinguinëve në Tokë (Video)

Videoja “The Longest Penguin Migration on Earth” nga BBC Earth paraqet një nga udhëtimet më…

1 day ago

BMW paralajmëron modele të reja M dhe fundin e ndërruesit manual të shpejtësive

BMW M ka njoftuar se po punon në rreth 30 modele të reja që do…

1 day ago

20 minuta për të mashtruar ChatGPT, Inteligjencën Artificiale dhe Google

Është zyrtare, të paktën sipas disa mjeteve të inteligjencës artificiale. ChatGPT dhe Google kanë pohuar…

1 day ago