Një truk interesant me monedhë po bën xhiron në internet dhe ka shokuar njerëzit kur mësuan arsyen.
Truku ka të bëjë me një monedhë që duhet vendosur në frigorifer sa herë largoheni nga shtëpia.
Kjo metodë është tejet efektive e sidomos për ju që kaloni gjithë ditën jashtë shtëpisë apo banesës tuaj.
Por, cili është funksioni i këtij truku dhe pse duhet ta bëni?
Ishte faqja @cookistwow që sugjeroi trukun dhe shpjegoi arsyen e dobishme që fshihet prapa, megjithatë fillimisht duhet të shpjegojmë çfarë duhet të bëni që metoda të funksionojë.
Çfarë duhet të bëni fillimisht është të mbushni një tas me ujë dhe duhet ta ngrini në frigorifer. Pas kësaj vendoseni monedhën në sipërfaqen e akullit, dhe futeni në frigorifer para se të dilni.
Kur të ktheheni, shihni nëse monedha është ende në sipërfaqe apo nëse është zhytur në akull.
Nëse është zhytur në akull nënkupton se ka pasur ndërprerje të energjisë gjatë mungesës tuaj në apartament dhe kështu produktet në frigorifer mund të jenë shkrirë.
Kjo do t’ju ndihmonte të kuptoni arsyen e pashpjegueshme pse ushqimet tuaja mund të jeni prishur.
Diabeti është një sëmundje kronike që ndodh kur niveli i sheqerit në gjak…
Vjeshta sjell me vete një numër ushqimesh që mund të shtohen në dietën…
Konsumimi i rreth një grushti arra në ditë mund të lidhet me një rrezik më…
Kafeina mund ta bëjë gjumin më pak rigjenerues, edhe kur ju zë gjumi…
Vallja e Osman Takës është një nga vallet më të njohura dhe më të veçanta…
Teprica e kalorive është thelbësore për të fituar masë muskulore. Vaktet e lëngshme…