Detyra e këtyre skuadrave është ta kapin personat më të kërkuar, dhe të shpëtojnë njerëzit e pafajshëm.
Me pak fjalë për ta është puna më e vështirë në botë.
Por, për këtë punë ata janë trajnuar.
Fiziku dhe kthjelltësia e tyre mendore duhet të jetë në formën më të mirë.
10 – Xhandarmëria Kombëtare GIGN – Grupi i krijuar në Francë pas ngjarjes në Lojërat Olimpike në Monako në vitin 1972.
9 – Grupi i Shërbimeve Speciale SSG – U krijuan në vitin 1956 në Pakistan.
8 – Sayeret Matkal u themelua në Izrael në vitin 1957.
7 – Edhe Einstakommando Cobra austriake u krijua në vitin 1972 pas ngjarjes së atletëve izraelitë në Olimpiadën e Mynihut.
6 – Forcat Speciale Operacionale Delta – Delta Force u krijua nga komanda amerikane në vitin 1977, me operacione kryesisht anti-terroriste.
5 – Joint Task kanadeze është një grup prek ushtarësh të zgjedhur për të luftuar terroristët. U themelua në vitin 1993.
4 – Grupi Alfa është një forcë speciale e krijuar në Bashkimin Sovjetik gjatë pushtimit të Afganistanit, por ende funksionon.
Operacionet më të famshme të tyre janë në Teatrin e Moskës dhe në shkollën Beslan, transmeton “tiranaobserver”.
3 – Shayetet 13 është një trupë speciale e lidhur me Marinën Ushtarake të Izraelit.
2 – Forcat speciale të Marinës SEAL u krijuan në vitin 1962.
Ndër bëmat e tyre me të paharrueshme është vrasja e Bin Ladenit, liderit të Al Kaedës në Pakistan në vitin 2011.
1 – Shërbimi Special Ajror Britanik SAS është ndër më të vjetrit dhe sot akoma duket më efikasi e më i frikshmi në botë.
U krijua në vitin 1941, dhe është përbërë nga anëtarë që nëse nuk janë si superheronjtë e filmave, pak i mungon.
Diabeti është një sëmundje kronike që ndodh kur niveli i sheqerit në gjak…
Vjeshta sjell me vete një numër ushqimesh që mund të shtohen në dietën…
Konsumimi i rreth një grushti arra në ditë mund të lidhet me një rrezik më…
Kafeina mund ta bëjë gjumin më pak rigjenerues, edhe kur ju zë gjumi…
Vallja e Osman Takës është një nga vallet më të njohura dhe më të veçanta…
Teprica e kalorive është thelbësore për të fituar masë muskulore. Vaktet e lëngshme…