Vlerësoni të qenët i fortë. Jeni një person që i bëni gjërat siç duhet. Prandaj, do të preferonit më mirë që t’i bëni ballë një problemi se sa të qaheni.
Gjithsesi, e qara nuk do të ndryshojë asgjë – prandaj përse duhet të qani:
Edhe pse është e vërtetë që e qara nuk është zgjidhje për shumë probleme, ajo ka efekte pozitive tek ju dhe marrëdhëniet me të tjerët.
Ja cilat janë tre përfitimet e të qarit:
Njihni veten duke qarë: Nuk qajmë vetëm kur jemi të mërzitur. Të qarit në fakt është një mënyrë shprehjeje të përvojës. Mund të ndieni një sërë emocionesh, si mërzitje, dhimbje, zhgënjim, acarim ose vetmi, shkruan EO.
Prandaj, të qarit ju ndihmon t’i shihni gjërat më me qartësi, të njihni më mirë veten dhe të ndërgjegjësoheni për nevojat, dobësitë dhe cilësitë tuaja.
Qarja nxit empatinë: Kur qani para njerëzve që kujdesen për ju, mund të forconi edhe më shumë marrëdhëniet mes jush.
Gjëja më e mirë është që të shfryhemi tek dikush që kemi mundësi.
Lehtëson stresin: Të qarit mund të lehtësojë tensionin emocional. Mund të ndiheni të qetë dhe trupi është më shumë i relaksuar. Në këtë mënyrë do t’i shihni edhe gjërat më qartë. Për më tepër lotët ulin nivelin e nervozizmit, ankthit dhe agresivitetit.
Diabeti është një sëmundje kronike që ndodh kur niveli i sheqerit në gjak…
Vjeshta sjell me vete një numër ushqimesh që mund të shtohen në dietën…
Konsumimi i rreth një grushti arra në ditë mund të lidhet me një rrezik më…
Kafeina mund ta bëjë gjumin më pak rigjenerues, edhe kur ju zë gjumi…
Vallja e Osman Takës është një nga vallet më të njohura dhe më të veçanta…
Teprica e kalorive është thelbësore për të fituar masë muskulore. Vaktet e lëngshme…