<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Rumania përdori disa vite zyrtarisht himnin shqiptar

 

 

Nga Armand Plaka

Duke marre shkas nga postimi i mikut tim rumun, Alexandru Sterescu (Alexandru Hip Sterescu) hasa ne nje fakt interesant, te cilin realisht e mesova vetem nga ky postim: me konkretisht ate qe lidhet me faktin se Rumania ne vitet 1975-1977 paskesh mbajtur si himn zyrtar ate qe kishim/kemi dhe ne (muziken po diskutoj ketu sigurisht dhe jo tekstin).

 

Me iniciativen dhe deshiren e ish-diktatorit Caushesku u urdherua/preferua rikthimi ne nje motiv te vjeter patriotik te kompozitorit Ciprian Porumbescu ne gjysmen e dyte dmth. fundshek. 19, i cili u preferua dhe nga kolonia shqiptare ne Bukuresht ne momentet e shpalljes se Pavaresise se Shqiperise dhe me tekstin e Asdrenit (qe ishte nje pershtatje shume e afert me tekstin burimor ne rumanisht) u soll dhe u shpernda nder shqiptaret, te cilet shume shpejt do ta perqafonin ate si himnin e tyre kombetar.

 

Nje fakt tjeter interesant eshte edhe ai se ky motiv perdorej si himni kombetar rumun edhe ne periudhen e monarkise e diktatures se Antoneskut ne vitet ’40, pergjate Luftes se Dyte Boterore, per t’ u zevendesuar nga komunistet pas ardhjes se tyre ne pushtet ne vitin 1947 me nje tjeter motiv qe permbante shume nota, emra e shprehje ideologjike si komunizmi, BRSS dhe Lenini.

 

Interesant mbetet fakti se u deshen dy vjet derisa lidershipi rumun te kuptonte se himni i tyre zyrtar perkonte me ate shqiptar qe ne ate kohe kishte qene gjithe kohes ne perdorim dhe si pa zhurme urdherohet kesisoj serish zevendesimi i tij ne 1977, duke u zevendesuar serish me nje tjeter pas renies se diktatures pas vitit 1990.

E habitshme pak terheqja e rumuneve, te cilet fare mire mund te kishin pretenduar se kjo ishte nje kreature rumune ne tekst e muzike dhe t’i akuzonin shqiptaret se e kishin vjedhur. Por ata…thjesht qenkeshin terhequr thuajse pa zhurme, edhe pse duket pak e veshtire te mendosh se nje motiv aq i njohur e i kenduar nga gjithe populli dhe embleme e shtetit sic eshte cdo himn kombetar, te zevendesohet aq lehtesisht me nje te rene te lapsit. Por….kuptohet…ne ate kohe ne Rumanine Socialiste bishti dhe sqepari ishin ne duart e nje njeriu????.

 

Po aq interesant eshte edhe fakti se e njejta pjese muzikore i paskesh rene ne sy nje komuniteti apo bashkie ne Britani te Madhe pas viteve ’90, te cilet e kane preferuar ate si “himn te qytetit” te tyre, gje e cila ka sjelle (pas venies se ketij fakti ne dukje nga ana e nje gazetari rumun te kohes ne shtypin vendas) edhe nje lloj irritimi nga ana e rumuneve, te cilet me shpoti theksonin ne komentet e tyre se te pakten shqiptaret e pohojne hapur se e kane marre himnin e tyre nga Rumania dhe se jane falenderues per kete, kurse ju thjesht keni bere nje vjedhje te hapur pa na pyetur fare. ????

 

admin admin

Recent Posts

Pse disa njerëz janë “magnet” për mushkonjat?

    Shumë kohë para se të zbresin, mushkonjat lexojnë sinjalet e trupit tonë nga…

8 hours ago

Efektet që nuk i dimë se na sjell shalqiri

    Shalqini është një nga frutat më të preferuara gjatë verës, jo vetëm për…

9 hours ago

Si të humbisni peshën e barkut

    Ndër problemet më të mëdha sa i përket peshës tek njerëzit ndër vite…

9 hours ago

Cilët fruta duhet të konsumoni nëse vuani nga diabeti?

    Nuk ha kurrë fruta sepse kanë shumë sheqer! E dëgjon shpesh këtë frazë…

9 hours ago

Këto ushqime ju ndihmojnë për të mos u ndierë të lodhur

      Një ditë e rëndë në punë dhe mungesa e gjumit janë shkak…

2 days ago

A keni probleme me tretjen? Ky ushqim mund t’ju ndihmojë

  Udhëzime të reja për lehtësimin e kapsllëkut nxjerrin në pah disa ushqime, ndër të…

2 days ago