<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KULTURË

“Racë e fortë dhe e duruar”, libri që hapi polemika: Sa shqiptarë banonin në Athinë dy shekuj më parë?

 

 

Një shkrim në gazetën greke ‘Protothema’ me titull “Athina e vitit 1850: Shqiptarë, polakë, maltezë, zjarrvënës dhe të tjerë…”, citohet një gazetar francez të ketë thënë se Athina banohej në një pjesë nga shqiptarët asokohe.

 

“Një nga të huajt që vizitoi Greqinë pak vite pas çlirimit të saj ishte shkrimtari, akademiku dhe gazetari francez Edmond Abou (Edmond Francois Valentin About, 1828–1885). Ai erdhi në vendin tonë si bursist i Shkollës Franceze dhe u vendos në Athinë. Qëndroi në Greqi deri në vitin 1854. Ai udhëtoi në të gjithë vendin tonë të vogël në atë kohë dhe duke u kthyer në Paris, botoi në vitin 1855 veprën e tij ‘Greqia e Otto-s’, duke ngjallur një stuhi reagimesh.

Në vitin 1856 ai botoi romanin e tij ‘Mbreti i maleve’, i cili gjithashtu bëri bujë. Në të njëjtën kohë ai filloi të shkruante artikuj për gazetën Le Figaro. “1/4 e popullsisë së Greqisë në mesin e shekullit XIX ishin shqiptarë shkruan Abou”.

Në kapitullin dy të librit të tij, Abou shkruan si më poshtë:

“Shqiptarët përbëjnë rreth një të katërtën e popullsisë së vendit. Ata janë një racë e fortë dhe e duruar, po aq e përshtatshme për bujqësinë ashtu siç janë grekët për tregti. Shqiptarët janë një popullsi e vendosur, ndërsa vllehët janë nomadë dhe mbarështues, punojnë dhe ushqejnë grekët.

Ata nuk kërkojnë punë dhe nuk kanë ambicie të ulen në zyrë. Çdo mbrëmje në perëndim të diellit takoni përreth Athinës karvanë të tërë shqiptarësh që kthehen me gratë e tyre nga puna në fusha. Pothuajse të gjithë jetojnë në shpate të Akropolit, në të njëjtën zonë ku dikur jetonin pellazgët”.

Por grekët nuk janë dakord me francezin dhe përshkrimin e tij.

“Kuptohet, leximi i këtij fragmenti të veçantë nga libri i Abou-së na bëri të mendojmë. Kështu kërkuam më shumë të dhëna për popullsinë e Greqisë në atë kohë”, shkruan Protothema dhe vijon:

“A ka mundësi që Abou të ketë bërë brenda dy viteve, 1852–1854, me mjetet dhe kushtet e kohës, udhëtime në të gjitha vendet dhe të bëjë një numërim të shqiptarëve? Ndoshta ishte e pamundur.

Prandaj referimi i tij se ¼ e popullsisë janë shqiptarë është i gabuar. Po kush ishin shqiptarët e Abou-së? Natyrisht këta janë arvanitasit pasi zonat ku ata kanë jetuar, sipas Abou-së, kanë qenë Atika, Hidra dhe Arkadia”.

admin admin

Recent Posts

Pse shfaqet dhimbja e kokës në anën e djathtë?

  Çështje të ndryshme në tru mund të shkaktojnë dhimbje të njëanshme në kokën e…

5 hours ago

Gjermania prezanton “insektet bionike” për përdorim ushtarak, çfarë janë në gjendje të bëjnë ato

    Në Gjermani janë shfaqur së fundmi disa prototipe të quajtura “insekte bio-elektronike”, të…

6 hours ago

Pranvera po “troket”, si të mbroheni nga poleni dhe alergjitë sezonale

  Me rritjen e temperaturave, poleni fillon të shkaktojë probleme për ata që vuajnë nga…

6 hours ago

Njihuni me ushqimet që ju mbrojnë sytë

  Me siguri keni dëgjuar se karotat dhe frutat e perimet e tjera me ngjyrën…

6 hours ago

Leukoplasti inteligjent zbulon alergjitë para se të shfaqen simptomat

  Një pajisje që vendoset në lëkurë mund të paralajmërojë personat me alergji ushqimore para…

6 hours ago

Si po ndikon lufta në shëndetin mendor të të rinjve

  Lufta nuk lë gjurmë vetëm në ndërtesa dhe kufij. Ajo lë gjurmë të padukshme…

7 hours ago