<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

PRESHEVA, EMËRTIMI DHE VJETËRSIA E SAJ

Shkruan: Xhemaledin SALIHU

Lugina e Presheves mund të quhet edhe Krahinë e Preshevës, siç po e quajnë shumë studiues që po marrin pjesë në Konferencat shkencore të organizuara nga Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore Preshevë.

Arsyetimet:

1.Presheva banohet nga periudha e neolitit, vazhdon të banohet edhe gjatë periudhave të mëvonshme : të bronzit, të hekurit e deri në ditët e sotme, përshkak të  pozitës së volitshme gjeografike, kushteve  të favorshme klimatike, hidrografike.

Lugina e Moravës dhe ajo e Vardarit, kryesisht ishin të banuara nga fisi Ilir- Dardan, pra Presheva shtrihej në pjesën qendrore të Mbretërisë Dardane. Këtë e dëshmojnë të dhënat arkeologjike, antropologjike, kulturore-historike, gjuhësore, etnologjike, e të tjera.

Edhepse u gërshetuan shumë lëvizje të popullatave dhe kulturave, popullata autoktone shqiptare e Preshevës arriti ta ruajë materialin arkeologjik, i cili vërteton autoktoninë e saj shumë shekullore dhe vjetërsinë e saj.

Gjeturinat arkeologjike, lokalitetet, objektet dhe vlerat arkeologjike në Preshevë janë gjetur  të kohës parahistorike, të kohës antike, të mesjetës, por edhe më vonë.

Skender Anamali, në Kosova dhe trevat etnike në hapësirat e ish-Jugosllavisë në Mesjetën e hershme, Kosova, nr. 4/1994, f. 9 shkruan : “Prokopi i Cesaresë, një autor i shek. VI, në veprën e tij “Mbi ndërtime” shkruan se perandori bizantin, Justinian me prejardhje ilire, vetëm në Dardani ndërtoi 8 kështjella dhe rindërtoi 61 të tjera.”, çka përfundojmë se edhe Kalaja e Preshevës u ndërtua me të tjerat, që i përmendëm më lartë.

Kalaja e Preshevës daton nga koha ilire-dardane. “Kështjella e Preshevës së pari u themelua nga Dardanët në shek.IV para erës së re. Me ardhjen e romakëve në këtë trevë, ata në shek. I të erës së re ndërtuan udhët të shtruara me gurë sipas standardeve ndërtimore të tyre, rindërtuan kështjellën mbi themelet e kështjellës së lashtë ilire, përkatësisht dardane si dhe vendbanimin dardan poshtë kështjellës” shkruan Dr. Jahi Murati-Staneci dhe vazhdon : “ Kështjella legjendare dhe rrënojat e vendbanimit të zhvilluar antik, të cilat gjenden në skajin perëndimor të Preshevës, rrëzë Kodrinës së Kështjellës janë sinonime të lashtësisë dhe civilizimit antik të këtij qyteti. Ky vendbanim antik tashmë ka zbritur në fushë, është zgjëruar…Supozohet se në këtë vend, Presheva të ketë ekzistuar edhe në fillim të periudhës bizantine. Nga kjo kohë e deri afër mbarimit të mesjetës, periudhë prej afër dhjetë shekuj(1000 vjet) nuk është lënë asnjë gjurmë e ekzistimit të këtij vendbanimi. Mungonte civilizimi…Për shkaqet dhe kohën e zhvendosjes së vendbanimit të Preshevës antike, nuk kemi kurrfarë të dhënash”.

“ Kështjella legjendare dhe rrënojat e vendbanimit të zhvilluar antik, të cilat gjenden në skajin perëndimor të Preshevës, rrëzë kodrinës së kështjellës janë sinonime të lashtësisë dhe civilizimit antik të këtij qyteti. Ky vendbanim antik tashmë ka zbritur në fushë, është zgjëruar…

Supozohet se në këtë vend, Presheva të ketë ekzistuar edhe në fillim të periudhës bizantine. Nga kjo kohë e deri afër mbarimit të mesjetës, periudhë prej afër dhjetë shekuj(1000 vjet) nuk është lënë asnjë gjurmë e ekzistimit të këtij vendbanimi. Mungonte civilizimi…Për shkaqet dhe kohën e zhvendosjes së vendbanimit të Preshevës antike, nuk kemi kurrfarë të dhënash”./dr Jahi Staneci, Presheva në fotografi dhe fjalë(monografi), Prishtinë, 2010, f.42

Kalaja e Preshevës është objekti më i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore materiale e pa luajtëshme në trevën e Preshevës, e ndërtuar në antikë, e rindërtuar edhe disa herë në mesjetë e më vonë, paraqet kalanë antike të fisit ilir-dardan dhe një ndër monumentet më të rëndësishme kulturore dhe historike në rajonin e Preshevës.

”Vendbanimi antik i Preshevës shtrihet në pjesën bregore pranë lumit të sotëm të Kurbalisë, gjegjësisht lumit të Preshevës. Ai gjendet rrëzë malit të sotëm të Karadakut diku afër 1.500 m në jugperëndim nga fillimi i vendbanimit të sotëm, në vendin e njohur nga vendasit “KALAJA E PRESHEVËS”, shkruan Burbuqe A. Agushi, Presheva me rrethinë në zhvillimin arkitektonik urbanistik/monografi/ Preshevë, 2009, f. 33.

2.Presheva në një hartë të shek.XI dhe XII permendet keshtu: Vranja, Presheva dhe Inogoshta.

Pra nuk pmendet asnjë vendbanim i Preshevës.

3.Në shekullin XV /1402/ Presheva ishte qendër dhe seli rajoni i gjithë Moravicës. Njëherë gjykohej se Presheva dhe Moravica ishin dy rajoni, mirëpo më vonë erdhi përfundimi se ishte fjala për një rajon dhe se Presheva ishte qendër e këtij rajoni. Në mbështetje të kësaj përfundojmë se Presheva ishte qytet dhe qendër rajoni, si e argumenton Konstantin Filozofi, edhe pse nuk kemi të dhëna dhe argumente të shkruara aq për atë kohë.

Tabela është marrë nga libri i Stojanovskit: Kadillëku i Vranjës

4.Kazaja e Preshevës që nga Kongresi i Berlinit pati nahi Bujanovcin dhe Tërgovishten, deri me themelimin e Mbreterise Serbe, Kroate, Sllovene, madje si Rreth i Presheves vazhdoi edhe më tutje ne Banovinen e Vardarit, me qendër ne Shkup.

5.Rrethin, Presheva e humbi me 1945, realisht me 1947, ne menyre arbitrate nga Serbia dhe qe atehere mbeti vetem qytet, ndersa rrethi kaloi ne Bujanoc.

admin admin

Recent Posts

Shqipëria në “Andrees Allgemeiner Handatlas” të vitit 1893: Një dëshmi e kartografisë gjermane

  Shkruan: Kreshnik Begu Shqipëria në "Andrees Allgemeiner Handatlas" të vitit 1893: Një dëshmi e…

1 day ago

Deri në vitin 1912 në Banjskë ka jetuar vetëm popullata shqiptare…

Jusuf Osmani ÇKA SHKRUAN GAZETA “OBZOR” E ZAGREBIT, E VITIT 1923 PËR BANJSKËN Banjska shtrihet…

1 day ago

Mos bëni këto gjëra para se të flini

    Të bësh një gjumë të mirë gjatë natës nuk do të thotë vetëm…

2 days ago

Shenjat e para të autizmit tek fëmijët, ekspertët bëjnë thirrje për kujdes të hershëm

  Autism Spectrum Disorder është një çrregullim zhvillimor që shpesh shfaq shenjat e para në…

3 days ago

9 simptomat e kancerit që nuk duhet t’i injoroni

    Sëmundja famëkeqe e kancerit mund të shfaqet nga simptoma të cilat duken si të padëmshme,…

3 days ago

Nëse foshnja juaj ka bllokim të hundëve, ja çfarë duhet të bëni

  Bllokimi i hundëve është shumë i zakonshëm tek foshnjat, sidomos gjatë stinëve të ftohta…

7 days ago