<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

Ekspertja ndan një truk si ta pastroni banjën për 60 sekonda

Një eksperte e pastrimit ka ndarë një truk tejet të dobishëm për pastrimin e banjës, që do t’ju kursejë kohë tepër shumë.

Kendra Hennessyl shpjegoi rregullin e saj prej 60 sekondash, që mund ta aplikoni lehtësisht edhe ju në mënyrë që të mos grumbullon detyrat tuaja kur bëhet fjalë për pastrimin e banjës.

Hennessyl thotë se ekziston një besim te njerëzit që pastrimi i një dhome është detyrë në vete, por në fakt përbëhet për një mori detyrash të vogla.

“Si për shembull në banjë, për shumicën e njerëzve pastrimi i banjës është një detyrë e mundimshme ku duhet të shpenzojnë shumë kohë për ta pastruar”, thotë ajo përmes një videoje në TikTok.

Në kuadër të kësaj, ajo ndjek gjithmonë një rregull, kompletimi i detyrës për 60 sekonda.

Hennessyl thotë se kur pastron dhëmbët në banjë, ajo sigurohet të fshijë menjëherë lavamanin duke hequr të gjitha njollat e pastës së dhëmbëve, dhe ky proces zgjat për vetëm një minutë.

“Pasi laj dhëmbët, e fshijë lavamanin. Dhe më duhet vetëm një minutë që ta bëjë këtë dhe pastaj nuk kam nevojë të shqetësohem, një herë në javë ose një herë në dy javë që të gërryejë të gjithë atë pastë të dhëmbëve ose qimet e flokëve që përfundojnë aty”, shpjegoi amerikania.

Këtë rregull ajo nuk e aplikon vetëm pas pastrimit të dhëmbëve, por edhe në aspekte të tjera.

Në rast se bën një dush, ekspertja pohon se sigurohet të fshijë menjëherë xhamin e kabinës në mënyrë të mos mbesin njollat e ujit.

Ngjashëm vepron edhe me tualetin, për të cilin thotë se sigurohet ta pastrojë menjëherë.

“Mbajtja pastër e shtëpisë do të jetë më pak e komplikuar kur e kuptoni se nuk duhet të prisni kohë specifike për ta pastruar banjën”, shpjegoi ajo.

Ideja e këtij truku nga ekspertja është që të mos lejoni të grumbulloni të gjitha punët për një ditë.

admin admin

Recent Posts

Diabeti: Si ta Kuptoni dhe ta Menaxhoni në Kohë

    Diabeti është një sëmundje kronike që ndodh kur niveli i sheqerit në gjak…

21 hours ago

Pesë ushqime anti-inflamatore që duhet t’i hani këtë vjeshtë

    Vjeshta sjell me vete një numër ushqimesh që mund të shtohen në dietën…

21 hours ago

A mund të ulin arrat rrezikun e tensionit të lartë, ja çfarë zbuloi studimi

Konsumimi i rreth një grushti arra në ditë mund të lidhet me një rrezik më…

1 day ago

Si ndikon në trup pirja e kafesë në orët e mbrëmjes?

    Kafeina mund ta bëjë gjumin më pak rigjenerues, edhe kur ju zë gjumi…

1 day ago

Cila është historia e Valles së Osman Takës?

Vallja e Osman Takës është një nga vallet më të njohura dhe më të veçanta…

2 days ago

Ushqimet që do t’ju ndihmojnë të shtoni peshë

    Teprica e kalorive është thelbësore për të fituar masë muskulore. Vaktet e lëngshme…

2 days ago