<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Zbulimi i një misteri: për ç’shërbente oxhaku i katërt në Titanic?

 

 

Prilli është muaji i një prej tragjedive më të mëdha detare në histori, kur RMS Titanic u mbyt pas përplasjes me një ajsberg, duke marrë me vete 1500 jetë. Ndodhi kjo me datë 15 të këtij muaji të vitit 1912.

Ndërsa rrënojat ende shtrihen në fund të Atlantikut, falë animatorit Jared Owen, ne mund të admirojmë edhe një herë anijen madhështore që lundroi në udhëtimin e saj të parë dhe të fundit 112 vjet më parë.

Owen krijoi një animacion që tregon të 10 kuvertat, duke përfshirë të fundit me varkat e shpëtimit. “Kur ata përfunduan ndërtimin, Titaniku ishte anija më e madhe në botë. Ajo u projektua mbi 100 vjet më parë, pa përdorimin e kompjuterëve apo softuerëve 3D. Gjithçka u bë me dorë, që është një vepër e pabesueshme e inxhinierisë dhe mjeshtërisë.” tha Owen.

 

Animacioni i tij mund të sigurojë njohuri dhe ndihmë për miliarderin australian Clive Palmer, i cili njoftoi rindërtimin e anijes së famshme. “Titanic 2” duhet të përfundojë deri në vitin 2027, me të vetmin ndryshim nga origjinali – sistemet më moderne të navigimit dhe sigurisë.

 

Owen zbuloi gjithashtu sekretet e dizajnit të anijes, duke përfshirë historinë e famshme të oxhakut të katërt me majë të zezë. Ai pretendon se ndërtuesit besonin se Titanic do të “dukej më i fuqishëm” me katër oxhaqe, edhe pse oxhaku i katërt ishte vetëm për, besoni apo jo, ventilim.

Është e rëndësishme të theksohet kuptimi i shkurtesës “RMS”, të cilën pak njerëz e dinë. Titanic ishte “Royal Mail Ship” (Anija e Postës Mbretërore) dhe përdorej për të transportuar postë dhe paketa.

 

Sipas Muzeut Smithsonian, në anije kishte midis gjashtë dhe nëntë milionë artikuj të destinuar për në New York. Fatkeqësisht, e gjithë posta humbi kur anija u fundos më 15 prill, dy orë e 40 minuta pasi goditi një ajsberg.

admin admin

Recent Posts

A mund të ulin arrat rrezikun e tensionit të lartë, ja çfarë zbuloi studimi

Konsumimi i rreth një grushti arra në ditë mund të lidhet me një rrezik më…

12 minutes ago

Si ndikon në trup pirja e kafesë në orët e mbrëmjes?

    Kafeina mund ta bëjë gjumin më pak rigjenerues, edhe kur ju zë gjumi…

22 minutes ago

Cila është historia e Valles së Osman Takës?

Vallja e Osman Takës është një nga vallet më të njohura dhe më të veçanta…

17 hours ago

Ushqimet që do t’ju ndihmojnë të shtoni peshë

    Teprica e kalorive është thelbësore për të fituar masë muskulore. Vaktet e lëngshme…

19 hours ago

Si ta kuptoni se a ju dhemb veshka apo pjesa e poshtme e shpinës?

    Dhimbjet e shpinës dhe veshkave shpesh ngatërrohen dhe nuk na është e qartë…

19 hours ago

6 mënyra për të ngrohur një dhomë pa ngrohje

    Në dimër është normale të ndiheni të ftohtë në ajrin brenda shtëpisë tuaj…

20 hours ago