<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLAShëndet

Disa mënyra për forcimin e flokëve

Rënia e flokëve është një nga problemet më të zakonshme të njerëzve sot.

Si burrat ashtu edhe gratë mund të preken nga ky shqetësim dhe nevoja për ta trajtuar është gjithnjë prezente.

Kjo sepse flokët shpesh mund të bëhen të pabindur e të dobët për një sërë arsyesh.

Një ndër më të përhapurat është dëmtimi nga faktorët e jashtëm, por edhe trashëgimi gjenetike e të pasurit flokë të rrallë.

Cilido qoftë rasti juaj, nëse po përjetoni humbje të flokëve kini parasysh trajtimet natyrale dhe këshillat më poshtë.

Kujdes me ushqimin

Ushqimet që konsumoni gjatë ditës tuaj normale ndikojnë drejtpërdrejt edhe në shëndetin e flokëve.

Kështu që mundohuni të shtoni në dietën tuaj ushqime dhe gatime të cilat promovojnë rritjen e mirë të tyre.

Këtu futen proteinat si mishi, vezët, drithërat, djathi e peshku.

Zgjidhni gjithnjë yndyra me origjinë bimore si arrat, avokado, vaji i lulediellit dhe vaji i ullirit.

Të gjitha këto ushqime janë të shkëlqyera për forcimin e flokëve sepse sigurojnë shumë acid linoleik dhe vitamina.

Gjithashtu sigurohuni që të merrni edhe shumë vitamina A, B dhe C.

Këto të fundit do të përmirësojnë formimin dhe mirëmbajtjen e qelizave dhe metabolizmi të fortë.

Plotësoni dietën tuaj me acid folik, biotinë dhe squfur. Mungesa e këtyre substancave në trup do të thotë flokë më të dobët.

Maskat dhe trajtimet

Trajtimi me metoda natyrale dhe rigjenerimi natyral janë gjithnjë mënyra të mira për të trajtuar flokët.

Ndiqni disa prej tyre që mund t’ju ndihmojnë më poshtë.

Trajtimi me vezë

Përbërësit

  • 45 ml vaj bajame
  • 15 ml uthull molle
  • 1 vezë

Përgatitja

Përzieni të gjithë përbërësit bashkë në një enë të thellë dhe vendosini në rrënjën e flokëve duke masazhuar.

Lëreni në kokë të paktën gjysmë ore dhe më pas lajeni me ujë dhe shampo si zakonisht.

Trajtimi me aloe vera 

Përbërësit

  • 1 gjethe aloe vera
  • 1 vezë

Përgatitja

Përziejini të dy përbërësit në një enë duke hequr me kujdes të gjithë xhelin e aloes nga gjethja.

Aplikojeni maskën në rrënjën e flokëve dhe lëreni derisa të thahet e më pas shpëlajeni me ujë dhe shampo.

Bëjeni këtë trajtim të paktën një herë në javë para se të bëni dush.

Zgjidhni shampon e duhur

Megjithëse në treg ka shumë shampo dhe trajtime që sigurojnë volumin e flokëve tuaj ju mundet që gjithnjë të zgjidhni produktet natyrale.

Zgjidhni shampo sa më natyrale dhe sa më pak të ashpra me flokët tuaj.

Një mënyrë e mirë për të rritur flokët është masazhimi i skalpit me vajra të ndryshëm esencial.

Kjo mënyrë stimulon qarkullimin më të mirë të gjakut dhe shtimin e fijeve të flokut.

Mund të përdorni vaj bajame, ulliri, rozmarine, kokosi apo kastori për të masazhuar kokën disa minuta para dushit.

Stilimi i flokëve

Të kesh flokë të bukur për shumë njerëz do të thotë edhe t’i stilosh ato sipas modeleve të fundit.

Kështu rritet përdorimi i pajisjeve që i japin nxehtësi flokut apo e mbushin atë me kimikate.

Kjo mënyrë nuk rekomandohet thuajse asnjëherë e veçanërisht kur keni flokë të dëmtuar apo të dobët.

Në vend të kësaj mënyrë zgjidhni të keni një stil sa më natyral dhe të shëndetshëm të tyre.

Qëndroni larg stresit

Stresi është një nga shkaqet kryesore të humbjes së flokëve.

Nëse keni flokë të hollë dhe po kaloni një periudhë stresuese jeni akoma më shumë të rrezikuar që të humbisni flokë.

Mundohuni të shmangni stresin dhe të jetoni një jetë të qetë.

Efektet psikologjike të stresit e dobësojnë flokët tuaj, duke bërë që ato të bien më lehtësisht.

Nëse dëshironi të përmirësoni dendësinë dhe pamjen e flokëve tuaj, këto pesë këshilla  do t’ju ndihmojnë ta arrini këtë./AgroWeb.org

admin admin

Recent Posts

Si të dallosh herët sëmundjen e mëlçisë?

    Mëlçia jonë ndeshet çdo ditë me një sërë substancash, shumë prej të cilave…

2 days ago

Tetë shenja në gojë që mund të jenë simptoma të diabetit

    Diabeti mund të mbetet i pazbuluar për shumë vite, sepse nivelet e larta…

2 days ago

Përse shumë njerëz po vendosin letra higjienike në frigorifer: Kur të dëgjoni arsyen, do të bëni të njëjtën

    Nëse nuk jeni në dijeni, letra higjienike në historinë e frigoriferit, sado e…

2 days ago

Keni hapur llogari të rreme? Kujdes, mund të ndiqeni penalisht…

Profilet e rreme që fshihen pas identiteteve të sajuara, mesazhe kërcënuese, shantazh, fyerje e gjuhë…

2 days ago

Keni mace në shtëpi? Ky rregull i ri mund t’ju kushtojë shtrenjtë

  Mijëra pronarë macesh në Britani rrezikojnë gjoba të majme, pasi rregullat e reja për…

2 days ago

Ligji i ri, kur hiqet patenta përjetë për shoferët problematikë

    Kanë hyrë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor, të cilat ashpërsojnë masat ndaj…

2 days ago