<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Mitrovica dhe Mitrovicasit me 1916

 

 

Mitrovica dhe Mitrovicasit me 1916 dhe Nemçelit në Luftën e parë Botërore. Në këtë kohë Mitrovica kishte 7600 banor, prej tyre 5000 Mysliman, 2300 Serb dhe 300 tjerë. Kishte 7 Mahalla apo lagje, kishte 7 Xhami në Qytet, një Kish Ordodokse dhe pak më larg një Katolike me 50 banor . Në anën e majt të Bregut të Ibrit është Mahalla Saraj nga Emigradët Boshnjak të ardhun në vitin 1878 (tani që Populli e din për Boshnjak Mahallë përpara ishte Saraj Mahallë). Të dhënat janë nga Burime Austrohungareze.

Viktoria restaurant, Rruga e Zaselles 2, Zasellë, Mitrovica, Kosovo, 40000

 

 

 

Mitrovica është qytet në pjesën veriore të Republikës së Kosovës si dhe qendër e komunës dhe rajonit me të njëjtin emër.

Pozita e mirë gjeografike në mes të dy lumenjve Ibrit dhe Sitnicës kanë ndikuar që në parahistori ky territor të banohet. Me zhvillimin e xehetarisë këtij territori i shtohet edhe një komponentë e rëndësishme në ngritjen e në një qendër të rëndësishme të vendbanimit. Albaniku (Monte Argentraum) me pasurit e tija që nga koha antike e deri më sot ketë qendër e kanë bërë joshës për qëllime ekonomike.

Sipas zbulimeve arkeologjike të bëra në ketë territor, lë të kuptohet se banoret më të vjetër ishin dardanët te cilët i tërhoqi mundësia e zhvillimit te bujqësisë. Me ardhjen e romakëve shëndrrohet në një postë ushtarakë dhe vend përpunimi i metaleve. Pas sundimit romak ky territor bie nënë sundimin e Carit bullgar Simeonit (879927) i cili sundim me vonë zëvendësohet nga familja e Njemanjve. Gjatë sundimit të kësaj familje ky territore mbushët me ardhacakë sllave. Me ardhjen në fuqi të Car Dushanit vendasit fillojnë të kalojnë nga riti katolik në ritin orthodokës.

Gjatë gjysmës së dytë të shekullit XIX, Mitrovica shëndrohet në një qendër të fuqishme. Në rrethinën e saj, në Boletin, prodhoheshin gurë mulliri “kosovar”

Pozita strategjike dhe sidomos ajo gjeografike në mes dy lumenjve të rëndësishëm, Ibrit e Sitnicës, ka bërë që territori i Mitrovicës të popullzohet qysh në parahistori. Albaniku (Monte Argentarum), i pasur me argjend e plumb prej kohës antike deri në Mesjetë, pastaj Trepça si vendburim i madh i plumbit, klima e përshtatshme, kushtet e mira për t’u marrë me bujqësi, blegtori, tregti etj., kanë ndikuar në koncentrimin e popullsisë në këtë mjedis. Pra motive ekonomike për themelimin e vendbanimeve dhe për përqëndrimin e popullsisë në këtë trevë, para së gjithash, kanë qenë blegtoria, bujqësia, gjuetia e më pas edhe xehetaria në fillim e zhvilluar në masë modeste për t’u bërë më vonë një ndër shkaqet kryesore të depërtimit romak dhe pushtuesve sllavë, osmanë etj, në këtë anë. Kjo trevë, sikurse pjesët e tjera të Gadishullit Ilirik, në lashtësi kanë qenë e banuar me banorë ilirë, përkatësisht fisin dardan.

Në territorin e sotëm të trevës së Mitrovicës janë zbuluar disa gjurmë ndërtesash, një nekropol ilir, statuja të ndryshme prej balte e prej plumbi, një sarkofag, figura e Terpsikorës (Muzës së vallëzimit) etj. Jeta ekonomike në Dardani, pra edhe në trevën e Mitrovicës ka qenë e mbështetur në radhë të parë në bujqësi. Në shek. I të e.r. Iliria u gjend nën sundimin romak. Mitrovica në këtë kohë mund të ketë qenë stacion pushimi dhe si vend i përpunimit të metaleve. Në kohën romake, pas Ulpianës, qendra e dytë e rëndësishme ishte Municipium DD afër Soçanës (Soçanicës) e banuar edhe në parahistori. Në fund të shek. IX treva e Mitrovicës, bashkë me territorin e Kosovëa u gjend nën sundimin e shtetit bullgar të Car Simeonit (897-927), ndërsa pas rënies së kësaj mbretërie u rikthye nën sundimin e bizantit. Më 1185 viset shqiptare të veriut të Kosovës u pushtua nga shteti serb i Nemanjve. Këtu fillon periudha më e vështirë dhe më e errët për popullsinë shqiptare. Sundimtarët serbë e shdërruan këtë trevë në qendër politike, ekonomike, kishtare të shtetit të tyre, duke zbatuar politikën e tyre asimiluese. Në kohën e sundimit të Car Dushanit shqiptarët ishin të detyruar të braktisin ritin katolik për t’u orientuar drejt ortodoksisë sllave. Me ardhen e sllavëve në këto treva, harta toponomastike ndryshoi fytyrën rrënjësisht. Shumë emërtime të vjetra iliro-shqiptare u zëvendësuan me emërtime të reja sllave.

Në gjysmën e dytë të shek. XIX Mitrovica u bë një qendër e rëndësishme ushtarake, ekonomike, tregtare. Në afërsi të Mitrovicës, në fshatin Boletin, prodhoheshin gurë mulliri “kosovar”. Si stacion i fundit hekurudhor, Mitrovica u bë stacion importues dhe eksportues. Përskaj rrugëve të shtruara me kalldrëm u hapën dyqane të ndryshme zejtare e tregtare.

admin admin

Recent Posts

Shqipëria dhe Kosova, ndër vendet me përdorimin më të lartë të IA-së gjeneruese në Europë

Përdorimi i inteligjencës artificiale gjeneruese po përhapet me ritme të ndryshme në Europë, por Shqipëria…

5 hours ago

1448 — Planet sekrete për shkatërrimin e Skënderbeut

Më 27 qershor 1448, Republika e Venedikut harton udhëzime sekrete për të dërguarin e saj…

6 hours ago

”Moj e bukura More”, hulumtimi i Edi Shuriut për historinë e këngës së bukur arbëreshe

Kënga “Moj e bukura More” përfaqëson njërën ndër lirikat më të bukura të shkruara dhe…

6 hours ago

Dëshironi domate të shijshme dhe lëngshme, shtoni këtë përbërës natyral në kopshtin tuaj

Nuk ka asgjë më të mirë se domatet e pjekura, të rritura në shtëpi, të…

1 day ago

“Pandemia dixhitale”, alarmi i ri global për internetin

Stuhitë diellore dhe kabllot nënujore, kërcënim për rrjetin botëror Brishtësia e rrjetit internet mund të…

1 day ago

“Symfonija e Shqipevet” e Ernest Koliqit ky kushtrim dhe në besëlidhje shpirtërore me fatin e Shqipërisë

Albert Vataj Ka tekste që lexohen si letërsi dhe ka të tjera që ngrihen mbi…

1 day ago