<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

Ushqimet që nuk duhet të vendosen në frigorifer

Shpesh ne priremi që ushqime të ndryshme t’i vendosin në frigorifer por harrojmë se ka raste se vendosja e tyre në një ambient të ftohtë mund të shkaktojë probleme për to.

Nëse e keni bërë shprehi që të gjithë artikujt ushqimorë t’i mbani në frigorifer, e keni gabim. Në këtë artikull të, do të mësoni se cilat ushqime nuk bën të futen në frigorifer:

Domatet – Nëse i mbani domatet në frigorifer, rrezikoni që t’ua humbisni shijen dhe freskinë.

Patatet – Patatet duhet të vendosen diku ku është freskët dhe thatë, qoftë në letër apo në një çantë e cila i mbanë të thata ato – por jo në frigorifer. T’i mbani ato në frigorifer bëni që niseshtja e tyre të shndërrohet në sheqer, i cili ndikon në cilësinë e tyre dhe bëjnë që ngjyra e tyre t’ju humb së bashku me shijen pasi të gatuhen.

Qepët – Nëse janë të qëruara, ato duhet të qëndrojnë në një vend të freskët dhe të thatë ku ka ajër të ventiluar, dhe jo në një frigorifer të ftohtë.

Hudhra – Sikurse qepët, edhe hudhra duhet mbajtur larg frigoriferit. Jo vetëm për aromën që mund t’i japin frigoriferit, por edhe mund të absorbohen.

Buka – Edhe pse mund të mendoni që s’ka gjë të keqe, e vërteta është se buka thahet shpejt në frigorifer.

Mjalti – Nëse e mbani mjaltin në frigorifer, ai do të kristalizohet dhe do të forcohet aq shumë, sa do t’i humbasë shija. Mjalti është mirë të qëndrojë në vend të thatë.

Bananet – T’i vendosni bananet në frigorifer do të bëjë që ato të qëndrojnë të pjekura disa ditë më shumë – por nëse i vendosni përderisa lëkura e tyre është pak e gjelbër, atëherë ato nuk do të piqen fare. As kur i nxirrni prej frigoriferit. Dhe lëkura e tyre do të kthehet në ngjyrë të zezë.

Borziloku – Nëse e ruani në frigorifer, ai do të zverdhet më shpejt dhe do të marrë aromat e ushqimeve të tjera të frigoriferit. Më mirë ta mbani jashtë, në një gotë me ujë të freskët, ashtu siç mbani edhe lulet. Nëse doni ta ruani për një kohë të gjatë, më mirë ta pastroni dhe ta vini në ngrirje.

 

admin admin

Recent Posts

Mos e hidhni parfumin gabim: Ja si ta bëni aromën të zgjasë më shumë

    Mënyra, momenti dhe vendi ku e aplikoni parfumin mund të ndikojnë më shumë…

8 hours ago

Diabeti: Si ta Kuptoni dhe ta Menaxhoni në Kohë

    Diabeti është një sëmundje kronike që ndodh kur niveli i sheqerit në gjak…

1 day ago

Pesë ushqime anti-inflamatore që duhet t’i hani këtë vjeshtë

    Vjeshta sjell me vete një numër ushqimesh që mund të shtohen në dietën…

1 day ago

A mund të ulin arrat rrezikun e tensionit të lartë, ja çfarë zbuloi studimi

Konsumimi i rreth një grushti arra në ditë mund të lidhet me një rrezik më…

2 days ago

Si ndikon në trup pirja e kafesë në orët e mbrëmjes?

    Kafeina mund ta bëjë gjumin më pak rigjenerues, edhe kur ju zë gjumi…

2 days ago

Cila është historia e Valles së Osman Takës?

Vallja e Osman Takës është një nga vallet më të njohura dhe më të veçanta…

2 days ago