Categories: KURIOZITETE

E pabesueshme, a e dini se çfarë hanin njerëzit e lashtë?

 

 

Të zbuluara në varret e fëmijëve, “biberonët” prej qeramike të përdorur mijëra vite më parë, do të përshtateshin në mënyrë të përkryer edhe për ushqimin e të vegjëlve sot. Ashtu si shumë sende të tjera të përditshme të përdorura për të ushqyer dhe përgatitur ushqimin, këto relike po u ofrojnë shkencëtarëve një panoramë të gjerë mbi atë së çfarë hanin njerëzit shumë kohë më parë. Një ekzaminim i molekulave yndyrore të quajtura lipide, të gjendura në poret e 3 biberonëve prej qeramike nga Bavaria, Gjermani, sugjeron se nënat që jetonin midis viteve 1200-450 Para Erës Sonë ishin në fazën e heqjes nga gjiri ose ua plotësonin dietat fëmijëve të tyre me qumësht kafshësh, raportuan Xhuli Dun dhe kolegët e saj në vitin 2019.

Dun, arkeologe biomolekulare në Universitetin e Bristolit në Angli, spekulon se krijuesit e këtyre shisheve prej qeramike mund të jenë frymëzuar për të argëtuar fëmijët e tyre. “Ato na bëjnë sot të qeshim. Por studimi i tyre ofron një lidhje shumë të ngushtë me të kaluarën”,- thotë ajo.

Dun thekson se nuk ekzistojnë shumë mënyra për të studiuar mënyrën e ushqyerjes së foshnjave në kohët e lashta. E njëjta gjë është e vërtetë për jetën e njerëzve të lashtëve në përgjithësi. Shumë nga provat kanë qenë indirekte.

Tani teknikat e reja shkencore, po na japin një pamje më të qartë të asaj që ishte në menunë e njerëzve para-historike. Të mbledhura nga shishet, fragmente tenxheresh prej qeramike dhe madje edhe relike nga varrezat e epokës së bronzit, mikrobet dhe mbetjet e molekulave ofrojnë një mori të dhënash të reja rreth kuzhinës antike.

Tradicionalisht, studiuesit kanë qenë më të emocionuar nga jeta e mbretërve dhe e luftëtarëve pushtues sesa nga ajo e nënave. Prandaj objektet arkeologjike “të mërzitshëm”, që lidhen me kuzhinën dhe gatimin janë neglizhuar, shkruan arkeologia antropologjike Sarah Graf në “2020 Annual Review of Anthropology”.

Artefaktet nga sfera e përgatitjes së ushqimit, i përkisnin shpesh atyre që u mungonte fuqia shoqërore:grave, shërbëtorëve dhe skllevërve. Graf thotë se shpeshherë copa enësh të thyera apo sende me pamje të zakonshme të nxjerra nga gërmimet, hidheshin ndonjëherë mënjanë së bashku me papastërtitë që nuk analizoheshin.

Sot teknikat e fuqishme analitike, po i ndihmojnë shkencëtarët të analizojnë në detaje enët e lashta për të mësuar rreth ushqimeve të përgatitura dikur në to, nga gatimi në avull deri tek pijet e fermentuara dhe djathi. Tenxheret prej balte përbënin një pikë kthese, thotë Dun, dhe njerëzit i shpikën ato shumë herë në vende të ndryshme.

Sepse këto enë ndihmuan në ndryshimin e asaj që hanin njerëzit. Ato mund të ziejnë mishin plotësisht apo t’i gatuajnë patatet aq gjatë sa të shkatërrojnë toksina në to. Për më tepër, ngjashëm me plastikën e sotme të kudogjendur, enët prej balte janë “polimeri i padegradueshëm i botës së lashtë”, thotë biogjeokimisti Riçard Evershid, kolegu i Dun në Bristol dhe një pionier i analizimit të mbetjeve organike në enët e lashta.

Evershid dhe kolegët e tij kanë shfrytëzuar tendencën e yndyrave për t’u ngjitur pas fragmenteve të qeramikës për të zbuluar atë që njerëzit kanë gatuar shumë kohë më parë. Zierja e mishit lëshon rruaza yndyre të shkrira, të cilat që depërtojnë lehtësisht në muret e tenxhereve, thotë Evershed.

Ai zbuloi i pari gjurmë yndyre nga ushqimet në qeramikën e lashtë rreth 30 vjet më parë, në copat e disa enëve mesjetare nga një sit arkeologjik në Angli. Gjurmët kimike sugjeruan lëngun e gjetheve të lakrës, që ka të ngjarë të ishte i zier bashkë me mishin vëren Dun.

Nga gërmimet në të njëjtin vend, shkencëtarët identifikuan një numër të madh tenxheresh që datojnë nga vitet 950-1450 me gjurmë të yndyrës së qumështit, ndoshta nga prodhimi i djathit shprehet Dun. Asnjë gjurmë yndyre nuk u zbulua tek enët e tjerat, që mendohet se janë përdorur për pjekjen e bukës.

Mbetjet e lipideve nuk mund të analizoheshin para viteve 1950 dhe lindjes së kromatografisë me gaz, një metodë për të shpërbërë përzierjet molekulare. Në vitet 1970, studiuesit e aplikuan për herë të parë këtë qasje mbi artefaktet arkeologjike. Këto teknika janë bërë akoma më të ndjeshme, dhe tani mund të zbulojnë drejtpërdrejt gjurmët e kimikateve.

Kohët e fundit, Evershed dhe kolegët raportuan përdorimin e analizës së radiokarbonit për të gjetur moshën e lipideve të mbetura në artefakte nga rreth 7300 vjet më parë. Më parë, prova të ngjashme merreshin nga kockat. Një informacion i tillë,i siguron studiuesit se materiali që ata po analizojnë është i lashtë dhe nuk është thjesht një ndotje nga mjedisi përreth.

Për të kuptuar më mirë se si gatimi i së kaluarës lidhet me të dhënat moderne, duke filluar nga viti 2014, studiuesit gatuanin çdo javë receta të ndryshme në enë qeramike pa lustër të blera në dyqan. Gjatë një viti, ata përdorën të njëjtën tenxhere për të gatuar të njëjtën recetë 50 herë, më pas kaluan në një recetë të re për 1-4 vaktet e fundit.

Pjatat e thjeshta përfshinin vetëm 1 ose 2 përbërës, si p.sh misër ose grurë, ose mish nga një dre i vrarë në rrugë (me sa duket askush nuk i shijoi ato). Edhe pse gruri nuk ishte i shijshëm “rindërtimi i një vakti modest i gatuar në një tenxhere, mund të japë shumë informacione rreth përvojave të njerëzve në të kaluarën”- thotë Melani Miler, arkeologe në Universitetin e Otagos në Zelandën e Re, e cila ishte pjesë e eksperimentit.

Pas një viti, shtresat e holla të tenxhereve bartnin shenja të të gjitha recetave, por anuan drejt vakteve më të fundit. Ndërkohë depozitat e lipideve brenda poreve të tenxhereve u krijuan gjatë shumë zierjeve dhe nuk treguan shumë prova të gatimit të fundit raportoi ekipi i saj në vitin 2020 në “Scientific Reports”. Në vitin 2014, studiuesit raportuan zbulimin e proteinave të qumështit të ruajtura në gurëzat e dhëmbëve të një njeriu që kishte jetuar afro 5000 vite më parë.

admin admin

Recent Posts

Çfarë Ndodh me Trupin Nëse Përdorni Njëkohësisht Aspirinë dhe Ibuprofen

  Përzierja e disa ilaçeve të caktuara kundër dhimbjes nuk rekomandohet as nga mjekët dhe…

13 hours ago

Efekti Mandela: Pse disa njerëz kujtojnë ngjarje që nuk kanë ndodhur kurrë?

A keni kujtuar ndonjëherë diçka me siguri të plotë, për ta zbuluar më vonë se…

21 hours ago

Heroizmat e Grave Shqiptare në Luftën për Pavarësi

  Gratë shqiptare kanë luajtur një rol vendimtar në historinë e kombit tonë, duke u…

22 hours ago

Pse Çabej e “fshiu” himnin e tij?

Himni i flamurit që shkroi Çabej, në konkursin e vitit 1937: Atje lidhet besa e…

1 day ago

Shqiptarë të famshëm që vunë themelet

Është e dëshmuar se për 500 vite, shqiptarët kanë qenë pjesë integrale dhe e pandarë…

1 day ago

Teuta, sundimtarja që për hajni e humbi një mbretëri

Mbretëresha Teuta e Ilirisë dhe ushtria e saj pirate, sunduan Detin Adriatik në lashtësi dhe…

2 days ago