<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

Shimpanzetë “vetëmjekohen” me bimë kuruese, studiuesit: Mund të ndihmojnë në kërkimin e ilaçeve të reja

Sipas shkencëtarëve, shimpanzetë e egra hanë bimë që kanë veti qetësuese dhe anti-bakteriale për të shëruar veten.

Ata i bënë vëzhgimet në pyjet e Ugandës, duke ndjekur kafshë që dukeshin të plagosura ose të sëmura për të kuptuar nëse po vetë-mjekoheshin me bimë.

Kur një kafshë e lënduar kërkonte diçka specifike nga pylli për të ngrënë, studiuesit mblodhën mostra të asaj bime dhe e analizuan atë. Shumica e bimëve të testuara rezultuan se kishin veti antibakteriale.

Shkencëtarët, të cilët publikuan gjetjet e tyre në revistën PLOS One, mendojnë se shimpanzetë mund të ndihmojnë edhe në kërkimin e ilaçeve të reja.

Ne nuk mund të testojmë gjithçka në këto pyje për vetitë e tyre medicinale. Pra, pse të mos testojmë bimët për të cilat kemi këtë informacion, bimët që shimpanzetë po kërkojnë?” tha studiuesja kryesor Dr Elodie Freymann, nga Universiteti i Oksfordit.

Gjatë katër viteve të fundit, Dr Freymann ka kaluar muaj duke ndjekur dhe vëzhguar me kujdes dy komunitete të shimpanzeve të egra në Rezervatin Qendror të Pyjeve Budongo.

Përveç kërkimit të shenjave të dhimbjes, një kafshë që çalon ose e mban trupin e saj në një mënyrë të pazakontë, ajo dhe kolegët e saj mblodhën mostra të jashtëqitjeve dhe urinës për të kontrolluar për sëmundje dhe infeksion.

Ata i kushtuan vëmendje të veçantë kur një shimpanze e lënduar ose e sëmurë kërkonte diçka që normalisht nuk e hante, si p.sh. lëvorja e pemëve ose lëkura e frutave.

Ne po kërkonim këto të dhëna të sjelljes, që bimët mund të ishin medicinale,” shpjegoi Dr Freymann.

Ajo përshkroi një shimpanze të veçantë, një mashkull, që kishte një dorë të plagosur rëndë. “Ai nuk po përdorte dorën për të ecur, por çalonte. Ndërsa pjesa tjetër e grupit të kësaj kafshe ishin ulur duke ngrënë, shimpanzeja e lënduar u largua duke çaluar duke kërkuar fier. Ai ishte i vetmi shimpanze që kërkoi dhe hëngri fier“, tha ajo

Studiuesit mblodhën dhe analizuan fierin, një bimë e quajtur Christella parasitica, e cila doli të kishte veti të fuqishme anti-inflamatore.

Në total, studiuesit mblodhën 17 mostra nga 13 lloje të ndryshme bimore dhe i dërguan për t’u testuar nga Dr Fabien Schultz, në Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Neubrandenburg në Gjermani.

Kjo zbuloi se pothuajse 90% e ekstrakteve pengonin rritjen e baktereve dhe një e treta kishin veti natyrale anti-inflamatore, që do të thotë se mund të reduktonin dhimbjen dhe të nxisin shërimin.

Të gjithë shimpanzetë e dëmtuara dhe të sëmura të raportuar në këtë studim u shëruan plotësisht.

Sigurisht, ne nuk mund të vërtetojmë 100% se ndonjë nga këto raste ishte rezultat i drejtpërdrejtë i ngrënies së këtyre burimeve. Por studimi thekson njohuritë mjekësore që mund të fitohen nga vëzhgimi i specieve të tjera në natyrë dhe nënvizon nevojën urgjente për të ruajtur këto ‘barnatore pyjore’ për brezat e ardhshëm“, tha Dr Freymann./ BBC

/rtsh.al/

admin admin

Recent Posts

Mehemet Aliu, Ibrahim Pasha, Soliman Pasha (Seve) dhe suita e tyre, ngjitja në kalanë e Kajros

Mehemet Aliu, Ibrahim Pasha, Soliman Pasha (Seve) dhe suita e tyre. Ngjitja në kalanë e…

13 hours ago

Shqiptarve u pëlqen politika e kafehaneve…

Shqiptarve u pëlqen politika e kafehaneve… Politika e kafehaneve Shqiptarve, përgjithësisht, u pëlqen politika. Jo…

13 hours ago

Sot 7 Marsi, si lindi festa e mësuesit dhe historia e saj

Sot festohet 7 Marsi, Dita e Mësuesit, një ditë simbolike kushtuar nderimit dhe vlerësimit të…

16 hours ago

Ded Gjo Luli, Krajl Nikolla, Anto Gvozdenoviq dhe nji ushtarak malaze?

Damir Dibra Ded Gjo Luli, Krajl Nikolla, Anto Gvozdenoviq dhe nji ushtarak malazez, që sipas…

16 hours ago

Dokumenti që paralajmëroi spastrimin: “Instruksionet” e 20 dhjetorit 1941 dhe hija e tyre mbi Sanxhakun

Nga: Ismet Azizi Kokaj Nga kapja në Sjenicë, te përkthimi në Tiranë dhe publikimi në…

2 days ago

Misteri i bunkerëve të diktaturës

Nga: Pëllumb Vreka Viti 1992. I ndodhur në Greqi për shërbim pune, drekova me ish-gjeneralin…

2 days ago