<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETEShëndet

Arsyet pse ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës

Mes orëve të gjata të punës, përgjegjësive familjare dhe lajmeve të shumta, nuk është çudi që mund të ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës. Megjithatë, ekspertët thonë se ndërsa lodhja mund të jetë e zakonshme, kjo nuk do të thotë se është normale apo e shëndetshme, shkruan Mirror.

Në fakt, lodhja mund të ketë shumë shkaqe, duke filluar nga dieta deri te shëndeti mendor.

Dieta

Meqenëse ushqimi është lëndë djegëse, nuk duhet të jetë befasi që dieta mund të ketë efekt në nivelet tuaja të energjisë.

“Një dietë me ushqime të përpunuara, sheqer dhe yndyrna të pashëndetshme mund të kontribuojë në lodhje. Këto ushqime mund të shkaktojnë rënie të sheqerit në gjak dhe mungesë të lëndëve ushqyese thelbësore, për të cilaat trupi ka nevojë për të funksionuar në mënyrë efektive, duke çuar në ndjenjën e lodhjes”, shpjegon Nicholas Dragolea, një mjek britanik që punon me Noble Medical.

Keni mungesë të vitaminës D

Mungesa e vitaminës D mund të ndikojë gjithashtu në nivelet e energjisë, thonë ekspertët. Studimet tregojnë se 42 për qind e popullsisë amerikane ka mungesë të vitaminës D.

“Nivelet më pak se optimale të vitaminës D mund të kontribuojnë në lodhje, gjumë të dobët, ndjenja të trishtimit dhe një sërë problemesh të tjera”, ka thënë Kathryn Werner, psikiatre.

Nuk ushtroni mjaftueshëm

Një tjetër shkak i zakonshëm i lodhjes kronike është mungesa e ushtrimeve – që do të thotë se mund të përmirësoni shëndetin duke u ngritur dhe duke lëvizur më shpesh.

“Mungesa e aktivitetit fizik mund të çojë në dobësi të muskujve dhe nivele të ulëta të energjisë. Ushtrimet e rregullta mund të përmirësojnë qarkullimin e gjakut, të përmirësojnë humorin dhe të rrisin nivelet e përgjithshme të energjisë, duke luftuar lodhjen”, shpjegon Dragolea.

Alkooli pengon gjumin

Konsumimi i drogës dhe alkoolit, edhe në sasi të moderuar, mund të ketë efekt depresiv në sistemin nervor.

Ekspertët shpjegojnë se për disa orë pas pirjes, alkooli mund të rrisë nivelin në trup të hormonit të stresit, epinefrinë. Kjo shpejton rrahjet e zemrës, gjë që do t’ju zgjojë gjatë natës.

Keni çrregullim humori

Ndonjëherë çrregullimet e humorit mund t’ju bëjnë të ndiheni të lodhur.

“Stresi kronik, ankthi dhe depresioni mund të ndikojnë ndjeshëm në nivelet e energjisë, duke çuar në lodhje. Çrregullimet e shëndetit mendor mund të shkaktojnë shqetësime në gjumë, oreks dhe humor, të gjitha këto mund të kontribuojnë në ndjenjat e rraskapitjes”, thotë Dragolea.

Në fakt, një studim i vitit 2018 i botuar në revistën mjekësore CNS Drugs ka treguar se më shumë se 90 për qind e pacientëve me çrregullim të madh depresiv raportojnë lodhjen si një simptomë.

admin admin

Recent Posts

Nëse foshnja juaj ka bllokim të hundëve, ja çfarë duhet të bëni

  Bllokimi i hundëve është shumë i zakonshëm tek foshnjat, sidomos gjatë stinëve të ftohta…

2 days ago

IKSHPK njofton qytetarët për Hantavirusin: Sa jemi në rrezik?

    IKSHPK ka njoftuar qytetarët rreth rrezikut me infeksionin Hantavirus. Sipas IKSHPK rreziku vlerësohet…

2 days ago

​Dhjetë raste të fruthit në Kosovë, rritet interesimi për vaksinim të fëmijëve

    Nga 16 prill deri më 8 maj, në Kosovë janë konfirmuar dhjetë raste…

2 days ago

Shqipëria dhe Kosova, ndër vendet me përdorimin më të lartë të IA-së gjeneruese në Europë

Përdorimi i inteligjencës artificiale gjeneruese po përhapet me ritme të ndryshme në Europë, por Shqipëria…

2 days ago

1448 — Planet sekrete për shkatërrimin e Skënderbeut

Më 27 qershor 1448, Republika e Venedikut harton udhëzime sekrete për të dërguarin e saj…

2 days ago

”Moj e bukura More”, hulumtimi i Edi Shuriut për historinë e këngës së bukur arbëreshe

Kënga “Moj e bukura More” përfaqëson njërën ndër lirikat më të bukura të shkruara dhe…

2 days ago