<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

Sondazhi zbulon pse burrat dhe gratë kanë lidhje sekrete

Nuk është tamam një lajm që njerëzit tradhtojnë partnerët e tyre, por pse ata e bëjnë këtë, është më pak e qartë.

Ndoshta ishin të dehur, ndoshta ndiheshin të paplotësuar ose ndoshta kërkonin një rrugëdalje nga marrëdhënia.

Për t’iu përgjigjur pyetjes, Ashley Madison, një faqe për takime jashtëmartesore, u kërkoi burrave dhe grave jobesnike të tregonin pse luajnë jashtë shtëpisë dhe rezulton se procesi është shumë më i paramenduar sesa mendohej në fillim.

Kur mendojmë për dikë që tradhton, shpesh përfshin takimin me një të huaj në një bar, por, nga 1300 burrat e pyetur, 27 për qind pranuan se do t’i afroheshin një shoku ose kolegu të punës nëse do të ishin të pakënaqur në marredhenien e tyre aktuale.

Në mënyrë të ngjashme, 15 për qind e grave pranuan se një bashkëpunëtor do të ishte i preferuari i tyre për një lidhje, ndërsa 17 për qind thanë se fantazojnë të kenë një romance me shefin e tyre.

Duket se burri ose gruaja tjetër nuk janë aq misterioze në fund të fundit. E vërteta është, nëse partneri juaj do të ketë një lidhje, ka të ngjarë të jetë me dikë që tashmë e njeh.

Në mënyrë tronditëse, sondazhi zbuloi gjithashtu se 99 për qind e burrave pranuan se kishin tradhtuar ose menduar për tradhtinë.

Dhe, ndërsa seksi i kënaqshëm ishte motivuesi kryesor, të tjerë rrëfyen se sjellja e tyre e paligjshme ishte një përpjekje për të qenë më të lumtur në martesë, sesa për ta dëmtuar atë.

Në anën tjetër të medaljes, 39 për qind e grave thanë se kishin tradhtuar një partner, ndërsa 35 për qind pranuan se e kishin marrë në konsideratë.

Megjithatë, për gratë që kishin marrë pjesë në një lidhje jashtëmartesore, arsyet e tyre ishin pothuajse të njëjta me homologët e tyre meshkuj.

Shpesh mendohet se kur femrat tradhtojnë ato janë në kërkim të një lidhje emocionale, por ky studim i ri zbuloi se 43 për qind thanë se lidhja e tyre ishte thjesht fizike.

Po kështu, shumica e grave thanë se ndiheshin të detyruara të përfshiheshin në lidhjen e tyre të parë pas lindjes së fëmijëve, me 54 për qind që thanë se përvoja e tyre e parë në botën e takimeve jashtëmartesore ishte pas lindjes.

admin admin

Recent Posts

Sëmundja e Parkinsonit: Këto janë shenjat e hershme që shfaqen deri në 10 vjet para diagnozës

    Sëmundja e Parkinsonit është një sëmundje neurodegjenerative e shkaktuar nga vdekja progresive e…

11 hours ago

Sa të dëmshëm janë detergjentët me aromë?

    Detergjentët e aromatizuar, përfshirë edhe produktet që tregtohen si “natyrale” dhe përmbajnë vajra…

13 hours ago

Mos i shtrydhni puçrrat, ja çfarë mund t’i shkaktoni fytyrës

    Pastrimi i papastërtive dhe puçrrave nga fytyra nuk këshillohet të bëhet me gishta,…

13 hours ago

Shumë njerëz hanë speca çdo ditë, pak e dinë se si ndikojnë në organizëm

Speci është një nga perimet më të gjithanshme. Është i domosdoshëm në sallata, në skarë…

16 hours ago

A është ushqimi djegës i shëndetshëm apo i dëmshëm për trupin?

    Kafshimi i parë është vetëm fillimi, me kafshimin e dytë fillon ndjesia e…

16 hours ago

Pse vdiq kaq i ri Aleksandri i Madh?

    Kur Aleksandri i Madh vdiq në Babiloni në vitin 323 para Krishtit, sipas…

17 hours ago