Studiuesi Kastriot Dervishi, më 22 korrik 2022 – në rrjetin e tij facebook, ka publikuar një fotografi të Beqir Vokshit, me këtë shënim në vijim:
„Më 22.1.1923 në Zonën Neutrale të Junikut, teksa udhëtonte nga Juniku për në Krumë u vra njëri nga njerëzit më të njohur të zonës, Beqir Vokshi (1890-1923). Ai ishte dërguar nga qeveria e Tiranës për të biseduar që të ndalej vëllavrasja dhe mos të sulmoheshin institucionet shqiptare në kufi në atë zonë. U tha se vrasjen e kreu Azem Galica dhe shtytësi kryesor kish qenë Hasan Prishtina. Vokshi nuk kishte veçse disa ditë që ishte kthyer nga Vjena në atdhe.
Zona Neutrale e Junikut, u krijua pas 9 nëntorit 1921. Në përbërje të saj ishin fshatrat Junik, Mulliq, Brovinë, Ponoshevc, Shishman, Babaj e Bokë, Koshare e Popoc.“
🔴LAHUTARI SHQIPTAR 🇦🇱NGA VITI 1934!🔴 🔴Xhemajl Zogaj (më shpesh i njohur si Xhemail Zogić ose…
Ariu dhe gjumi i madh i dimrit: Mit apo e vërtetë? Çfarë ndodh në të…
Ndryshime relativisht të vogla në stilin e jetesës mund të ndihmojnë në mbajtjen nën…
Me ardhjen e ditëve më të ftohta, xhamat e mjegulluar bëhen problem i…
Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…
Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…