Rastësi apo e planifikuar: E vërteta e fotografisë që bëri bujë mes Adem Jasharit e Ibrahim Rugovës në Rinas

Një fotografi e rrallë e vitit 1991, ku shfaqet ish – presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, dhe komandanti i UÇK-së, Adem Jashari, në aeroportin e Rinasit, ka qenë një enigmë që për vite me radhë ka nxitur spekulime dhe teori të ndryshme.

Por së fundmi në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN, dëshmitë e dy bashkëpunëtorëve të Rugovës – Ermir Hizmo dhe Flamur Jata – kanë hedhur dritë mbi ngjarjet e asaj dite të pazakontë.

Adnan Merovci, i pranishëm gjatë asaj kohe, thekson rëndësinë e momentit dhe zemërthyen zanafillën e fotografisë.

“Në fillim vitet 1990, legjendari Adem Jashari ndodhej në Tiranë dhe kishte kontakte të vazhdueshme me zyrën e Kosovës në Tiranë. Është folur shumë në lidhje më këtë fotografi, fillimisht është thënë se është fotomontazh, pastaj se Ademi ka qëlluar aty rastësisht, se nuk është takuar fare me Rugovën, etj. por për hirë të së vërtetës, rëndësisë dhe peshës që ka dua qartë ta shpjegoj zanafillën e kësaj fotografie”.

“Dua të sqaroj se jo çdokush në rrethana të tilla në një aktivitet publik mund të ishte afër meje, pra Ademi aty nuk ndodhej rastësisht, por erdhi qëllimisht duke u bazuar në ftesën time dhe gatishmërinë e tij për të ardhë nga zyra e Kosovës në Tiranë deri në aeroportin e Rinasit. Kontakti është realizuar përmes Skënder Zogajt dhe Mehmet Krajës”, u shpreh Merovci.

Ndërkohë, Ermir Hizmo, përgjegjësi për sigurinë e Rugovës në Shqipëri, tregon se të gjithë ishin në dijeni të pranisë së Jasharit, por jo të detajeve të plota të pozicionit dhe rolit të tij.

“Shkëmbimet tona ishin të shkurtëra, por të ngarkuara me kuptim”.

“Adem Jashari ishte një figurë kyçe, edhe pse të gjithë nuk e dinim plotësisht rolin e tij në atë kohë”, thotë Hizmo.

Flamur Jata, oficeri i Gardës së Shqipërisë, shton më tej dimensione të tjera në këtë ngjarje, duke rikujtuar atmosferën dhe intensitetin e atij momenti.

“Takimi ishte i përkendshëm dhe të gjithë ndjenim rëndësinë e tij. Por shihet qartë se nuk ishte një rastësi, por një takim i planifikuar dhe i rëndësishëm,” pohon Jata.

Kjo konferencë shtypi dhe fotografia që ka mbijetuar nëpër vite, tani mbështetet nga dëshmi të drejtpërdrejta të atyre që ishin prezent, duke hequr dorë nga teoritë konspirative dhe duke konfirmuar një kapitull të rëndësishëm të historisë së Kosovës.

admin admin

Recent Posts

Përse macet ju presin tek dera kur shkoni në shtëpi? Këto janë arsyet

  Macet dihet që janë kafshë shtëpiake të pavarura, por kjo nuk do të thotë…

6 hours ago

Pse nuk duhet të karikoni kurrë telefonin në aeroport!

  Ekspertët e sigurisë po paralajmërojnë që udhëtarët të shmangin përdorimin e stacioneve të karikimit…

7 hours ago

Fotoja e Google Maps zbulon vrasësin që ngarkon trupin në makinën e tij

  Një foto tronditëse nga Google Street View ka çuar në zbulimin e një vrasje…

7 hours ago

Mbi tezën ilire e pellazge të prejardhjes së shqiptarëve

Eqrem Çabej (1908-1980) Kur shtrohet problemi i burimit të një populli, ai do të shikohet…

7 hours ago

Nëse keni këtë grup gjaku, studimet thonë se ADN-ja juaj është e veçantë

  Nëse keni grup gjaku O, ju jeni më unik se një njeri mesatar. Sipas…

8 hours ago