Vaji i peshkut dhe magnezi janë dy suplemente të njohura që përdoren për një sërë arsyesh.
Vaji i peshkut është i dobishëm në sigurimin e energjisë, si dhe për të ndihmuar në funksionimin e zemrës, mushkërive dhe sistemit imunitar.
Derisa, magnezi përdoret në shumë procese të rëndësishme të trupit, duke përfshirë menaxhimin e niveleve të sheqerit në gjak, presionin e gjakut dhe funksionin e muskujve dhe nervave.
Marrja e vajit të peshkut dhe magnezit së bashku mund të jetë e dobishme për njerëzit me kushte të caktuara shëndetësore, veçanërisht kur bëhet fjalë për shëndetin e zemrës dhe trurit.
Meqenëse vaji i peshkut ndihmon në uljen e niveleve të triglicerideve dhe grumbullimit të pllakave, suplementi mund të përmirësojë rrjedhën e përgjithshme të gjakut dhe të ndihmojë në uljen e presionit të gjakut, shkruan Health.com.
Vaji i peshkut dhe magnezi janë treguar gjithashtu se përmirësojnë shëndetin mendor. Prandaj, marrja e të dy suplementeve mund të jetë veçanërisht e dobishme për njerëzit me ankth ose depresion.
Një mundësi mjaft praktike dhe ekonomike për të hequr kilet e tepërta, është…
Mpirja e duarve dhe këmbëve është një shqetësim i zakonshëm. Ndonjëherë shkaku është…
Etja e vazhdueshme, urinimi i shpeshtë dhe lodhja mund të duken si shqetësime…
E gjitha filloi me një infeksion aksidental në një laborator në Siberi. Daria…
Studimet tregojnë se konsumi i rregullt i ujit të arrave mund të ndihmojë…
Pirja e çajit dhe kafesë shumë të nxehtë mund të trefishojë rrezikun për…