<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

A mund të ‘stërviten’ këmbët për të mbajtur taka të larta?

Përgjigja e shkurtër është: Ndoshta jo! Sipas përcaktimit të profesionistëve, mbajtja e takave të larta i vendos këmbët dhe kyçet në një pozicion anatomik të parehatshëm dhe kjo sjell një seri pasojash për të gjitha gocat.

Sidney Weiser, podiatre dhe themeluese e qendrës “Quality Podiatry” thotë se ka disa aspekte që duhet të merren parasysh nëse doni të mbani taka për disa orë rresht.

Sepse këpucët me këtë lloj take bëjnë që thembra të krijojë presion të panevojshëm në pjesën e përparme dhe kyçin e këmbës, duke rritur paqëndrueshmërinë, por edhe shanset për një lëndim të mundshëm. Për shkak të parehatisë në të cilën takat detyrojnë këmbët të pozicionohen, nuk ka shumë gjasa që ato të stërviten para se t’i vishni.

Një studim i këtij viti në revistën “Scientific Reports” zbuloi se takat bëhen vërtet të dhimbshme kur janë më të larta se 7.5 centimetra dhe vishen më shumë se tre orë e gjysmë.

Çdo shtim me 1.3 centimetra në lartësinë e takave ose dy orë më tepër nga koha normale çon në një dhimbje të shtuar të shputës së këmbëve.

A është e shëndetshme të mbani taka çdo ditë?

“Të vendosësh këmbën në një pozicion të panatyrshëm për një periudhë të gjatë kohore nuk është e shëndetshme,” thotë mjekja Weiser.

“Këpucët me takë të lartë ushtrojnë më shumë presion në pjesën e përparme të këmbës dhe kjo ndikon në krijimin e kallove, rritje e presionin të gjakut te gishtat e këmbëve, krijimin e masave të forta dhe të dhimbshme etj.”

Veshja e takave të larta çdo ditë mund të rrisë gjithashtu rrezikun e çekuilibrit të muskujve, ndrydhjeve të kyçit të këmbës dhe ënjtjes së nervave. Por, pse? Takat e larta natyrshëm bëjnë më shumë presion mbi pjesën e parme të këmbës, duke mbingarkuar nyjet dhe duke çuar në dhimbje dhe irritim.

Një studim në revistën “BMC Public Health” zbuloi se takat përkeqësojnë natyrshëm ekuilibrin tuaj, duke çuar deri në ndryshime biomekanike në ijë, gju, këmbë dhe kyçin e këmbës, madje edhe në devijim të kësaj të fundit.

admin admin

Recent Posts

Ndezët ngrohjen? Kujdes, këto gabime sjellin lagështirë dhe myk në shtëpi!

    Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…

8 hours ago

Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

    Vagoni në pjesën e mesme të trenit, një ulëse e kthyer në drejtim…

9 hours ago

Arsyet pse duhet ta konsumoni lëngun e domateve

  Domatet përdoren në salca të ndryshme, në gjella ashtu si edhe në sallata. Por,…

9 hours ago

Fruta e stinës, çfarë duhet të dini për ftoin?

  Në pamje të parë duket si një dardhë e madhe, por në fakt përveç…

15 hours ago

Arra parandalon këto sëmundje

  Arra ka edhe veti shëruese të sëmundjeve.   Shumë studime kanë studiuar dobitë shëndetësore…

15 hours ago

Japonia mbajti hapur një stacion treni për tre vjet vetëm që një vajzë të shkonte në shkollë, duke e mbyllur vetëm pas diplomimit të saj

    Një stacion treni në një zonë rurale të Hokkaidos, në Japoni, qëndroi hapur…

15 hours ago