Shkencëtarët kanë zgjidhur misterin e origjinës së pemëve të lashta baobab. Sipas studimeve, pemët u zhvilluan për herë të parë në Madagaskar 21 milionë vjet më parë. Baobabët njihen si “pema e jetës” ose “pema me kokë poshtë” për format e tyre dhe jetëgjatësinë.
Farat e tyre u bartën më vonë në rrymat e oqeanit në Australi dhe gjithashtu në Afrikën kontinentale, duke evoluar në pemë të veçanta. Baobabët njihen si “pema e jetës” ose “pema me kokë poshtë” për format e tyre dhe jetëgjatësinë. Baobabët mund të “jetojnë” për mijëra vjet duke u arritur në përmasa të mëdha pasi ruajnë sasi të mëdha uji në trungjet e tyre që i rezistojnë temperaturave të larta.
Ndryshimet klimatike dhe shpyllëzimi i gjerë po rrezikojnë këto pemë. Studiuesit bëjnë thirrje për përpjekje më të gjëra për ruajtjen e pemëve, për të cilat thonë se mund të jenë më afër zhdukjes se sa mendohej më parë.
Dr. Ilia Leitach që mori pjesë së studim së bashku me bashkëshortin e saj, Prof. Andrew Leitch tha se të dhënat që kanë arritur të sigurojnë në lidhje me baobabët kanë ofruar njohuri, të cilat mund t’i përdorin për t’i mbrojtur nga rreziku i zhdukjes.
“Ne kemi qenë në gjendje të përcaktojmë origjinën e baobabëve. Dhe të dhënat na kanë mundësuar të ofrojmë njohuri të reja të rëndësishme që do të ndihmojnë për të mbrojtur të ardhmen e tyre”, tha ajo për BBC News.
Ekspertët studiuan 8 lloje baobabësh, 6 prej të cilave gjenden në Madagaskar, 1 i përhapur në të gjithë Afrikën dhe 1 tjetër në Australinë veriperëndimore. Ata po bëjnë thirrje për një status më të lartë ruajtje për dy lloje të rrezikuara malagaziane, duke përfshirë baobabët më të mëdhenj dhe atë më të famshëm të Madagaskarit, baobabin gjigant.
Studimi që i zbuloi misterin e origjinës së “pemës së jetës” përfshiu bashkëpunimin midis Kopshtit Botanik Wuhan (Kinë), Kopshteve Botanik Mbretëror (Kew, Mbretëri e Bashkuar), Universitetit të Antananarivo (Madagaskar) dhe Universitetit Queen Mary të Londrës (Mbretëri e Bashkuar)./tvklan.al
JEHONA E AZEM BEJTËS NË SUEDI Duke shfletuar arkivin e gazetës suedeze Svenska Dagbladet te…
BESA. HISTORIA E NËNËS QË MBROJTI NË BESË, VRASËSIN E TË BIRIT Besa, para së…
Ekspertët thonë se njerëzit nuk duhet ta lënë asnjëherë qumështin në derën e frigoriferit,…
Niveli i lartë i yndyrave në gjak rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës…
A ishin qytetet si Apollonia dhe Bylisi grekë, apo ilirë? Ky është një debat i…
Halim Dauti është një figurë e njohur jo vetëm në fshatin Vllahi, por edhe në…