<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Pse u vonua shpallja e Pavarësisë sipas historianit Koçi

Historiani Dorian Koçi i ftuar në emisionin “Shqip” në Dritare Tv foli për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë. Koçi tregoi se përse u vonua shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, në një kohë kur shtetet ballkanike ishin shpallur të pavarura. Historiani shprehet se, Shqipëria nuk pati kohë mjaftueshëm për të zbatuar reformat.

“Pas rënies së pashallëqeve të tyre shqiptarët humbën vetëqeverisjen lokale që kishin nën ombrellën e shtetit osman. Për këtë arsye ku ndodhën përplasjet e mëdha në 1908-ën kur xhonturqit vijnë në pushtet.

Ata ishin të detyruar dhe donin të krijonin një shtet të fortë otoman në të cilin nuk dëshironin të ndanin pushtet me kombësi të tjera. Këtu nis kontradikta e madhe e kombësive që ishin veç Perandorisë Osmane, mes tyre edhe shqiptarët të cilët shikojnë që kanë humbur një kohë të jashtëzakonshme.

Reformat filluan që në 1839-ën, por ne Shqipëri për shkak se nuk mund te zbatoheshin, kjo periudhë vajti deri ne vitin 1875, pra zbatoheshin edhe vendoseshin në vende të ndryshme. Labëria beri një kryengritje të madhe në 1883-shin, në Maqedoni ku kishte shqiptarë, Dervish Cara në 1844-ën dhe në Kosovë nuk pranoheshin. Shkodra nuk pranonte fare të paguante taksa.

Pra kishte jo njëtrajtshmëri në zbatimin e këtyre reformave çka bëri të mundur që menjëherë pas Kongresit të Berlinit, shtet ballkanike morën pavarësinë e tyre, ndërkohë që Shqipëria nuk arriti as të kishte autonomi dhe kjo ishte një nga problemet më të mëdha për t’iu përgjigjur edhe pyetjes nëse ishim të gatshëm për ta marrë menjëherë pavarësinë.

Nëse gjithë shtetet e tjera kishin bërë të mundur të kalojnë një 30-40 vjeçar nëpërmjet reformave të ndryshme në arsim, taksim, shkollimin e njerëzv jashtë elitave të reja, Shqipëria këtë gjë nuk e pati të mundur. Sepse hapësira kohore nga 1908-ta deri në vitin 1912 ku plasin luftërat ballkanike ishte shumë e vogël. Shqiptarët humbën bastin me kohën historike.”, tha profesor Koçi.

m.b./dita

admin admin

Recent Posts

Çfarë ndodh me stërvitjen tuaj kur pini lëng panxhari?!

    Pirja e lëngut të panxharit para aktivitetit fizik mund të përmirësojë qëndrueshmërinë dhe…

8 hours ago

Harrojini kimikatet/ Me vetëm dy përbërës largoni njollat më ‘kokëforta’ nga vaska

    Një mënyrë e thjeshtë dhe natyrale për të pastruar vaskën po përdoret gjithnjë…

9 hours ago

Pse u rrinë këmbët e ftohta personave që vuajnë nga diabeti? Ja çfarë thotë shkenca

    Shumë persona që vuajnë nga diabeti ankohen se i kanë këmbët vazhdimisht të…

10 hours ago

Sytë e skuqur nuk duhen neglizhuar, kur duhet të konsultoheni me mjekun?

    Skuqja e syve është një problem i zakonshëm që mund të shfaqet për…

1 day ago

Keni dhimbje fyti? Ky çaj mund t’ju ndihmojë ta qetësoni

  Dhimbja e fytit është një shqetësim i shpeshtë, sidomos gjatë ditëve të ftohta dhe…

1 day ago

Ndryshimi që i ndodh trupit tuaj kur hiqni dorë nga duhani

    Ndërprerja e konsumimit të duhani është gjëja më e mirë që do të…

2 days ago