<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KULTURË

“Racë e fortë dhe e duruar”, libri që hapi polemika: Sa shqiptarë banonin në Athinë dy shekuj më parë?

Një shkrim në gazetën greke ‘Protothema’ me titull “Athina e vitit 1850: Shqiptarë, polakë, maltezë, zjarrvënës dhe të tjerë…”, citohet një gazetar francez të ketë thënë se Athina banohej në një pjesë nga shqiptarët asokohe.

“Një nga të huajt që vizitoi Greqinë pak vite pas çlirimit të saj ishte shkrimtari, akademiku dhe gazetari francez Edmond Abou (Edmond Francois Valentin About, 1828–1885). Ai erdhi në vendin tonë si bursist i Shkollës Franceze dhe u vendos në Athinë. Qëndroi në Greqi deri në vitin 1854. Ai udhëtoi në të gjithë vendin tonë të vogël në atë kohë dhe duke u kthyer në Paris, botoi në vitin 1855 veprën e tij ‘Greqia e Otto-s’, duke ngjallur një stuhi reagimesh.

Në vitin 1856 ai botoi romanin e tij ‘Mbreti i maleve’, i cili gjithashtu bëri bujë. Në të njëjtën kohë ai filloi të shkruante artikuj për gazetën Le Figaro. 1/4 e popullsisë së Greqisë në mesin e shekullit XIX ishin shqiptarë shkruan Abou”.

Në kapitullin dy të librit të tij, Abou shkruan si më poshtë:

“Shqiptarët përbëjnë rreth një të katërtën e popullsisë së vendit. Ata janë një racë e fortë dhe e duruar, po aq e përshtatshme për bujqësinë ashtu siç janë grekët për tregti. Shqiptarët janë një popullsi e vendosur, ndërsa vllehët janë nomadë dhe mbarështues, punojnë dhe ushqejnë grekët.

Ata nuk kërkojnë punë dhe nuk kanë ambicie të ulen në zyrë. Çdo mbrëmje në perëndim të diellit takoni përreth Athinës karvanë të tërë shqiptarësh që kthehen me gratë e tyre nga puna në fusha. Pothuajse të gjithë jetojnë në shpate të Akropolit, në të njëjtën zonë ku dikur jetonin pellazgët”.

Por grekët nuk janë dakord me francezin dhe përshkrimin e tij.

“Kuptohet, leximi i këtij fragmenti të veçantë nga libri i Abou-së na bëri të mendojmë. Kështu kërkuam më shumë të dhëna për popullsinë e Greqisë në atë kohë”, shkruan Protothema dhe vijon:

A ka mundësi që Abou të ketë bërë brenda dy viteve, 1852–1854, me mjetet dhe kushtet e kohës, udhëtime në të gjitha vendet dhe të bëjë një numërim të shqiptarëve? Ndoshta ishte e pamundur.

Prandaj referimi i tij se ¼ e popullsisë janë shqiptarë është i gabuar. Po kush ishin shqiptarët e Abou-së? Natyrisht këta janë arvanitasit pasi zonat ku ata kanë jetuar, sipas Abou-së, kanë qenë Atika, Hidra dhe Arkadia”.

p.c/dita

admin admin

Recent Posts

Këshillat që duhet t’i keni parasysh në iftar pas agjërimit gjatë ditës

Ramazani është një muaj i shenjtë gjatë të cilit njerëzit agjërojnë nga agimi deri në…

7 hours ago

Alibaba (Ali Ramë Spahiu) nga Vërbica e Gjilanit – simbol i sakrificës në frontet e largëta

Në fundin e shekullit XIX, Ballkani ishte në zjarr. Perandoria Osmane po lëkundej, Rusia po…

8 hours ago

Pse Flamuri ynë e ka shqiponjën me dy krerë?

Flamuri ynë kombëtar me shenjën e tij dalluese shqiponjën dykrenare ka një histori të lashtë…

14 hours ago

Agjërimi në burg i Hafiz Sabri Koçit – Myftiut të parë të Shqipërisë pas komunizmit

21 Ramazana në burg Për shkak të bindjeve të tij fetare, Hafiz Sabri Koçi vuajti…

14 hours ago

Shaban Polluzha, simbol i qëndresës në Drenicë dhe një kapitull i përgja’kshëm i vitit 1945

Më 21 shkurt 1945, në fshatin Tërstenik të Drenicës, u vra Shaban Polluzha, një nga…

14 hours ago

Kjo është përmendorja në Mitrovicë që u ngrit për nderë të grevës së minatorëve të Trepçës

Kjo është përmendorja në Mitrovicë që u ngrit për nderë të grevës së minatorëvee të…

1 day ago