<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Cilat janë përfitimet e pirjes së qumështit tek të rriturit?

 

 

Që nga momenti që lindim, na thuhet se pirja e qumështit çdo ditë është një pjesë thelbësore e një jete të shëndetshme, por a duhet të pinë qumësht të rriturit?

 

Duket se nuk ka një përgjigje fikse për këtë çështje, por dietologët thonë se nuk ka asgjë të gabuar nëse e konsumoni, sigurisht jo në sasinë që e pinë të vegjëlit.

“Qumështi ndihmon shumë në forcimin e kockave tona, por ne mund t’i marrim ato vitamina dhe minerale edhe nga burime të tjera ushqimore,” thotë Sara Langnas, dietologe në Los Angeles. Multivitaminat janë një tjetër mundësi e mirë për të siguruar lëndët ushqyese që ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit tonë. Ndërsa, kalciumi merret edhe nga perimet me gjethe të errëta dhe bishtajoret.

 

Cilat janë përfitimet?

 

Nuk ka dyshim që qumështi i sjell shumë përfitimet trupit dhe shëndetit në përgjithësi. Konsumimi ditor i tij siguron lëndë ushqyese si kalciumi, vitamina D dhe proteina të rëndësishme për shëndetin e kockave. Një gotë qumësht në ditë sjell shumë përfitime për forcimin e kockave, duke parandaluar rrezikun e frakturave ose osteoporozës. Qumështi është gjithashtu një burim i shkëlqyer i proteinave dhe karbohidrateve komplekse, të cilat mund të ndihmojnë në balancimin e vakteve tuaja ose konsumohet si një pije e mirë pas stërvitjes.

 

Sa qumësht duhet të pijë një i rritur?

Nëse jeni duke përjetuar ndonjë intolerancë ndaj qumështit të lopës, atëherë kërkoni mënyra të tjera për të përfshirë kalciumin në dietën tuaj. Duket se nuk ka një moshë specifike ku njeriu duhet të heqë qumështin, por mirë është që të dëgjoni sinjalet që ju jep trupi edhe për sasinë sa herë që doni ta konsumoni. Nëse nuk bëni dot pa të, një gotë qumësht në ditë është e pranueshme.

 

Një tjetër përfitim është se qumështi nëse konsumohet para gjumit, ndihmon në prodhimin e melatoninës, që ka direkt ndikim në cilësinë e gjumit.

admin admin

Recent Posts

Diabeti: Si ta Kuptoni dhe ta Menaxhoni në Kohë

    Diabeti është një sëmundje kronike që ndodh kur niveli i sheqerit në gjak…

10 hours ago

Pesë ushqime anti-inflamatore që duhet t’i hani këtë vjeshtë

    Vjeshta sjell me vete një numër ushqimesh që mund të shtohen në dietën…

10 hours ago

A mund të ulin arrat rrezikun e tensionit të lartë, ja çfarë zbuloi studimi

Konsumimi i rreth një grushti arra në ditë mund të lidhet me një rrezik më…

16 hours ago

Si ndikon në trup pirja e kafesë në orët e mbrëmjes?

    Kafeina mund ta bëjë gjumin më pak rigjenerues, edhe kur ju zë gjumi…

17 hours ago

Cila është historia e Valles së Osman Takës?

Vallja e Osman Takës është një nga vallet më të njohura dhe më të veçanta…

1 day ago

Ushqimet që do t’ju ndihmojnë të shtoni peshë

    Teprica e kalorive është thelbësore për të fituar masë muskulore. Vaktet e lëngshme…

1 day ago