<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

Gjërat që ndoshta nuk i dini rreth Don Kishotit dhe Servantesit

Ka disa klasikë të letërsisë botërore që e kanë kapërcyer kohën dhe epokën në të cilën janë shkruar, për të hyrë në imagjinatën kolektive me personazhet e tyre ikonike. Njëri prej tyre është padyshim Don Kishoti i La Mançës i shkrimtarit spanjoll Migeel de Servantes Savedra, një roman i botuar në dy vëllime midis viteve 1605-1615.

Botimi i parë i “Don Kishoti” u shpërnda në vetëm 1.200-1.500 kopje. Por tani ai konsiderohet i romani i parë i botës moderne, dhe është një nga më të shiturit. Vlerësohet se në 400 vjet janë shitur 400-500 milion kopje. Kopja e parë e romanit e përkthyer në anglisht u shit në ankand në vitin 1980, vetëm për t’u rishitur 9 vjet më vonë për 1.5 milion dollarë.

Barku i Sanço Pançës

Shumë ekspertë, bie dakord se Servantesi nuk e përshkroi kurrë Sanço Panza, shokun besnik të Don Kishotit, si një njeri të shëndoshë. Siç shpjegon Hoze Megias, i “Asociación de Cervantistas”, në dorëshkrimin origjinal arab të Don Kishotit, Sanço Zankas (emri origjinal i Sanço Pançës)  karakterizohej më shumë nga këmbët e gjata (zancas) sesa nga barku i rrumbullakosur.

Gati si Bibla

“Don Kishoti” është libri më i përkthyer në historinë e letërsisë spanjolle, dhe i dyti më i përkthyer në botë:para tij, vetëm Bibla. Midis më shumë se 140 gjuhëve në të cilat është përkthyer, është esperanto dhe spanglish, një gjuhë e lindur nga shkrirja e anglishtes dhe spanjishte, e folur nga emigrantët e Amerikës së Jugut në Shtetet e Bashkuara.

Nisi të shkruhej në burg

Servantesi filloi ta shkruajë “Don Kishotin”, ndërsa ishte i burgosur në burgun e Seviljes. Gjatë punës si mbledhës taksash (për të vazhduar punën e tij si shkrimtar), ai u akuzuady herë, në vitet 1597 dhe 1602, për përvetësim fondesh në dëm të shtetit. Më vonë u zbulua, se nuk ishte faji i shkrimtarit, por rezultat i një gabimi nga ndihmësit e tij.

Romani i dytë apokrif

Pas suksesit të librit të parë, Servantes nuk u mundua që ta shkruante vazhdimin, siç kishte premtuar. Një person tjetër më i zgjuar (dhe i pandershëm) e shfrytëzoi këtë gjë. Alonso Fernandez de Avelaneda, pseudonimi i një shkrimtari, identiteti i vërtetë i të cilit ende nuk dihet, firmosi dhe publikoi në vitin 1614 të ashtuquajturin “Don Kishot apokrif”. Autori deklaroi me sinqeritet se vepra ishte një falsifikim. Ai botim e “zgjoi Servantesin, që nisi të punojë me vrull për të shkruar romanin e dytë, të cilin e botoi vitin e ardhshëm.

Xha Don Kishoti

Sipas disa ekspertëve, figura e Don Kishotit është e frymëzuar, jo vetëm fizikisht por edhe nga karakteri, nga daja i gruas së Servantes, Alonso Salazar. Servantes luan me ndryshimin e e emrave të protagonistit, duke e quajtur përfundimisht, Alonso Kijano.

Fansa të famshëm

Shkrimtari rus Fjodor Dostojevski, e ka vlerësuar disa herë punën e shkrimtarit spanjoll. Në një letër të botuar në përmbledhjen e tij “Ditari i një shkrimtari”, Dostojevski thotë:”Në mbarë botën nuk ka ndonjë vepër të trilluar më të thellë dhe më të fortë se ajo. Deri më tani,  ajo përfaqëson shprehjen supreme dhe maksimale të mendimit njerëzor, dhe ironinë më të hidhur që mund të formulojë njeriu”.

Skllavëria e Servantesit

Jo vetëm mbledhës taksash, ushtar dhe shkrimtar:Servantes ishte gjithashtu një skllav në Algjer, ku u burgos së bashku me vëllain e tij Rodrigo nga piratët gjatë viteve 1575-1580. Ajo përvojë la gjurmë në shkrimet e tij, Në një pasazh të Don Kishotit, Alosno dhe ushtari i tij vendosin të lirojnë një grup skllevërish.

Nga letërsia tek astronomia

Në vitin 2015, Servantes u bë një yll, dhe jo vetëm në një kuptim figurativ. Shoqata Spanjolle e Astronomisë e quajti “Cervantes” yllin μ Arae, dhe Dulsinea, Rosinant, Sanço dhe Kishot planetët që rrotullohen rreth tij./syri.net

admin admin

Recent Posts

Sa vapë mund të përballojë njeriu? Ekspertët shpjegojnë kur rreziku bëhet real

    Nga Donatella Zorzetto Vapa ekstreme po vendos në alarm mjekët. Ekziston një prag…

1 day ago

A mund të zhduken vetë venat e zgjeruara? Çfarë duhet të dini para se të shfaqen komplikimet

    Rëndesa në këmbë, ënjtja rreth kyçeve dhe venat më të dukshme në mbrëmje…

1 day ago

Vitamina e cila ju ndihmon t’i luftoni të dyja llojet e diabetit

    Marrja e një tablete vitaminë C dy herë në ditë mund të ndihmojë…

1 day ago

Keni kujdes! Ja çfarë mund të shkaktojë sulm në tru

    Sulmi në tru ndodh kur furnizimi me gjak në një pjesë të trurit…

2 days ago

Hudhra para gjumit: 5 përfitimet shëndetësore që i jep trupit

    Që në lashtësi, hudhra ka qenë aleate e njerëzimit kundër shumë sëmundjeve.  …

2 days ago

Nga dhimbja e gishtave deri te ndryshimi i zërit, 7 simptomat e kancerit të mushkërisë

    Kanceri i mushkërive është lloji i dytë i kancerit më i përhapur si…

3 days ago