<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

Cilat dhe sa nga ngjarjet biblike kanë ndodhur vërtet?

 

 

A kanë ndodhur vërtet fushatat ushtarake të përshkruara në Bibël? Dhe kur ndodhën saktësishtato? Kjo është një çështje shumë komplekse e debatuar për një kohë të gjatë, edhe sepse teknikat e përcaktimit të datave të ngjarjeve që janë më të përdorura aktualisht nuk janë shumë të sakta.

Metoda e radiokarbonit – zbulimi i karbonit 14, një izotop radioaktiv i karbonit , i përdorur për të përcaktuar kohën moshën e mbetjeve organike që përmbajnë karbon (dru, fibra, kocka, etj…) – nuk mundëson një përcaktim të saktë të datës për të gjitha periudhat, duke i hapur shpeshherë rrugën hipotezave kontradiktore.

 

EDHE:
Por gjërat mund të jenë ndryshe me analizat e kryera me metodën e gjeomagnetizmit, e cila bazohet në matjen e variacioneve të intensitetit të magnetizmit tokësor të regjistruar në tokë dhe tek disa gjetje si qeramika ose tulla balte, të cilat përmbajnë grimca mineralesh ferromagnetike.

 

Një sistem i sigurt

Joav Vaknin nga Universiteti i Tel Avivit dhe Ron Shar nga Universiteti Hebraik i Jerusalemit thonë se kjo metodë është shumë më e besueshme. Dy studiuesit arritën në këtë përfundim pasi analizuan të dhëna të shumta nga 17 site arkeologjike të vendosura midis Izraelit dhe Palestinës, të mbledhura nga studiues të ndryshëm nga e gjithë bota.

Bazuar tek ngjashmëria apo tek ndryshimi i sinjaleve të regjistruara në vende të ndryshme, do të jetë e mundur të vërtetohen ose mohohen hipotezat, për të zbuluar me siguri më të madhe se kur janë shkatërruar në të vërtetë këto qytete.

Një shembull? Bibla tregon se kur izraelitët e udhëhequr nga Xhozue mbërritën në Xheriko, Zoti i rrëzoi muret deri atëherë të pacenueshme të qytetit:“Shtatë priftërinj do të sjellin para Arkës shtatë bori të bëra nga briri i dashit…Kur të bien boritë atëherë do të shemben muret e qytetit”. Por çfarë ndodhi në fakt?

Xheriko e lashtë

Studiuesit e kanë vënë në dyshim për një kohë të gjatë vërtetësinë e këtij konflikti, derisa kanë arritur në përfundimin se nuk ishin hebrenjtë e Xhozuesë ata që e shkatërruan atë qytet shumë të lashtë (betejë që sipas Biblës u zhvillua në vitin 1500 ose 1400 Para Krishtit), sepse me gjasë ai ishte shkatërruar mijëra vjet më parë.

A do të mohohet apo vërtetohet kjo dhe hipoteza të tjera të ngjashme nga teknika e re e kërkimit? Pra ajo është një metodë që premton të jetë revolucionare për qasjen ndaj historive të luftës të Dhiatës së Vjetër, veçanërisht për përplasjet ushtarake midis egjiptianëve, arameanëve, asirianëve, babilonasve dhe mbretërive të Izraelit dhe Judesë.

admin admin

Recent Posts

Diabeti: Si ta Kuptoni dhe ta Menaxhoni në Kohë

    Diabeti është një sëmundje kronike që ndodh kur niveli i sheqerit në gjak…

17 hours ago

Pesë ushqime anti-inflamatore që duhet t’i hani këtë vjeshtë

    Vjeshta sjell me vete një numër ushqimesh që mund të shtohen në dietën…

17 hours ago

A mund të ulin arrat rrezikun e tensionit të lartë, ja çfarë zbuloi studimi

Konsumimi i rreth një grushti arra në ditë mund të lidhet me një rrezik më…

23 hours ago

Si ndikon në trup pirja e kafesë në orët e mbrëmjes?

    Kafeina mund ta bëjë gjumin më pak rigjenerues, edhe kur ju zë gjumi…

24 hours ago

Cila është historia e Valles së Osman Takës?

Vallja e Osman Takës është një nga vallet më të njohura dhe më të veçanta…

2 days ago

Ushqimet që do t’ju ndihmojnë të shtoni peshë

    Teprica e kalorive është thelbësore për të fituar masë muskulore. Vaktet e lëngshme…

2 days ago