“Kur djali im ishte foshnjë dhe ende zvarritej, pas kohës sonë të lojës në dhomën e tij, unë shtrihesha në dysheme për disa minuta, duke mos bërë absolutisht asgjë, thjesht shikoja në tavan. Nuk e kuptova, por që atëherë kisha filluar të praktikoja një teknikë mjaft efektive të joga-s.”
Ky është rrëfimi i një gruaje e cila zbulon të gjitha vetitë e dobishme të këtij ushtrimi mjaft të thjeshtë.
Ekspertët e joga-s e quajnë “Poza e kufomës”. Edhe pse emri nuk është i këndshëm, ushtrimi i jep mundësi trupit të relaksojë të gjithë muskujt, e sidomos qetëson trurin.
Mjafton të shtrihesh në shpinë, idealja mbi një dyshek ose qilim të butë, me krahët e shtrirë dhe këmbët e relaksuara anash. Duhet të mbyllësh sytë dhe të fokusohesh tek trupi juaj e frymëmmarrja.
Gjatë kësaj praktike, edhe nëse zgjat vetëm disa minuta, rrahjet e zemrës dhe nivelet e hormoneve të stresit ulen. Përveç kësaj, na lejon ta shohim botën në një këndvështrim tjetër.
Në rrëfimin e saj, mamaja e një djali të vogël thotë se “e pa botën në nivelin e syve të vogëlushit të saj, i cili ulet herë pas here në dysheme.”
Është qëndrimi i vetëm i jogës, të cilin mund ta provojmë pa udhëzimin e një eksperti. Megjithatë, instruktorja e joga-s Whitney Berget sugjeron:
Nëse po relaksoheni duke parë ekranin e telefonit tuaj, bëjeni, por unë do të rekomandoja ta lini mënjanë dhe të bëni një pushim. Në rast se keni ndjeshmëri në pjesën e poshtme të shpinës, mund të vendosni edhe një jastëk ose një batanije të palosur poshtë gjunjëve. Më pas, skanoni trupin duke e vëzhguar, relaksoni zonat që ndihen të shtrënguara!
Një burrë 66-vjeçar sapo ishte pensionuar dhe, në vend që të shijonte një jetë…
Aekziston një moshë e caktuar kur prindërit mund t’i lënë fëmijët vetëm në…
Lakra është një nga perimet më të lashta që është rritur në tokë.Kjo…
Në Dibër, historia nuk është shkruar vetëm në libra – është ruajtur në këngë.…
Kur hanë një portokall, shumë njerëz heqin shtresën e bardhë nën lëkurë, të…
Një vaksinë e personalizuar kundër kancerit, e administruar së bashku me një ilaç…