Arkeologu i famshëm anglez, Arthur Evans, nga viti 1877 deri më 1882, ka bërë hulumtime në rajonet e Bosnjës, Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë. Zbulimet e tija në lidhje me gjurmët ilire në këto treva, sot gjenden të përmbledhura (disa edhe të vizatuara) në veprat ‘Ancient Illyria’ dhe ‘Illyrian Letters’.
Është i madh numri i monumenteve iliro-romake që ai i ka hasur në këto treva, përfshirë Kosovën. Mes tjerash ai e përshkruan hollësisht një hamam në Novi Pazar dhe akuaduktin (ujësjellsin) e Shkupit. Hamami, në shikim të parë, duket se është ndërtuar nga otomanët. Por, Evans ka gjetur fakte se hamami ka qenë në përdorim që nga Bizanti e më herët nga Roma dhe se otomanët vetëm e kanë rindërtuar dhe mirëmbajtur deri në ato ditë.
Evans, njësoj ka shkruar edhe për akauduktin që mendohej se e kanë ndërtuar otomanët për të sjellur ujë të ngrohtë në hamamet e Shkupit. Në fakt, Evans vjen në përfundim se otomanët vetëm e kanë rindërtuar në shek. XVI kurse ndërtimi me siguri është i kohës së Justinianit.
Madje, në muret e akuaduktit Evans e ka hasur edhe emrin e Trajanit, perandorit romak me origjinë iberiane, emri i të cilit ka qenë i njohur për banorët e Shkupit të atëhershëm. Ky akaudukt ka qenë në funksion deri në fund të shek. XVIII. Diku rreth 300 m të këtij akuadukti sot janë të ruajtura, por ka qenë më i gjatë kur Evans e ka hulumtuar.
Shumicën e objekteve që përmenden dhe që janë studjuar nga Evans, sot vështirë se u gjendet ndonjë shenjë.
Për më shumë se një shekull, motoçikletat Harley-Davidson janë bërë simbol i inxhinierisë amerikane, duke…
NJË NDËR ODISEJADAT E VOCAJVE TË SHALËS SË MITROVICËS Kumbaria Një oficer /major/serb, duke u…
Fshati Uglla, në komunën e Sjenicës, paraqet një nga vendbanimet e vjetra të Rrafshnaltës së…
Në kohën e rrjeteve sociale manipulimet janë bërë shumë të mundëshme dhe të lehta. Fotografi…
Jahja Drancolli Ndërhyrjet mjekësore përgjatë antikitetit: Skena tregon mjekun/shëruesin Japix duke hequr me kujdes majën…
MekuliPress ju sjellë fakte tjera të kolonizimit të tokave të hapsirës shqiptare përmes kolonëve serbë.…