<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLAShëndet

Kujdes me këto perime, janë plot me pesticide dhe helme

Perimet dhe frutat “e hershme” mbartin me vete një rrezik evident për shëndetin, për faktin se ato përmbajnë një sasi më të madhe nitratesh.

Sezoni i pranverës tashmë ka filluar dhe në markete dhe supermarkete janë shfaqur kokrrat e para të lakrës së re, të cilat janë të shkëlqyera për sallatë me pothuajse çdo vakt.

Megjithatë, duhet të kemi kujdes kur bëhet fjalë për zgjedhjen e frutave dhe zarzavateve që nuk kanë kohën e tyre, sepse teksa janë prodhime të hershme, nitratet atje bëjnë kërdinë.

Nitratet janë komponime kimike që u shtohen frutave dhe perimeve në mënyrë që të piqen sa më shpejt që të jetë e mundur. Dhe me njerëz që çdo ditë e më shumë bëjnë tregti në kurriz të jetës së të tjerëve, duke synuar vetëm fitime sa më të mëdha e të shpejta, duhet të ruhemi fort.

Problemi është se kur ky reaksion kimik futet në ushqim, më pas bëhet një rrezik evident për shëndetin.

Kështu, në lakrën e re, nitratet grumbullohen më së shumti në rrënjët dhe gjethet sipërfaqësore dhe më pak në mes të kokës.

Kjo është arsyeja pse ekspertët ju bëjnë thirrje që të mos e hani kurrë rrënjën, të cilën shumë njerëzve u pëlqen ta hanë.

Nëse jeni duke gatuar lakër, sigurohuni që të hidhni gjethet e jashtme, ka të ngjarë të përmbajë nitrate.

I njëjti shqetësim është dhe për perime të tjera të hershme si domatet e trangujt, specat e patërxhanët. Sado të rrekemi të besojmë se rriten në serra, nuk duhet të harrojmë se kimikatet që fusin fermerët janë të shumta për fitim të lartë e të shpejtë.

Çfarë sasie nitratesh është e rrezikshme?

Sipas rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, marrja “e sigurt” e nitrateve është 5 mg për kilogram të peshës trupore në ditë. Pra, për një person që peshon, për shembull, 60 kg, nuk do të jetë problem nëse ai merr 300 mg nitrate përmes ushqimit, që është afërsisht rreth 400 g lakër të freskët (sigurisht, nëse hiqni rrënjën dhe gjethet sipërfaqësore, sasia e nitrateve për gram lakër pakësohet).

Ekspertët theksojnë se duhet të keni kujdes me frutat dhe perimet që ushqehen me plehra organike dhe minerale në mënyrë që të rriten më shpejt dhe të jenë më të mëdha.

Ndaj kur shkoni për të blerë, mos synoni të jenë të bukura e plot shkëlqim, por përpiquni të gjeni tek ata pak fshatarë jobatakçinj që kanë ngelur, për të blerë prodhime pa shumë kimikate. /noa.al

admin admin

Recent Posts

Përmirëson sheqerin në gjak, trigliceridet dhe astmën, ja gjethet e cilit frut mund t’i konsumoni si çaj

  Një nga bimët që mund të ketë përfitime interesante shëndetësore është fiku. Edhe pse…

16 hours ago

Lodhje? Rathë të zinj nën sy? Si ta kuptoni nëse është mungesë hekuri

    Një pamje e lodhur, zbehje e fytyrës dhe rrathë të errët rreth syve…

16 hours ago

Onkologu zbulon 5 gjërat që nuk i bën kurrë në shtëpi

    Kur bëhet fjalë për shëndetin, disa zakone të përditshme mund të duken të…

17 hours ago

Ja ushqimet që kardiologët konsumojnë rregullisht për të mbajtur tensionin nën kontroll

Një dietë e shëndetshme për zemrën, e pasur me perime, peshk, fibra dhe yndyra të…

23 hours ago

Vlerat e qumështit dhe kosit të dhisë: Çfarë i bën kaq të veçantë?

Qumështi dhe kosi i dhisë po tërheqin gjithnjë e më shumë vëmendje për profilin e…

23 hours ago

Të bëni fëmijë? Kjo është bima që ndihmon edhe për rregullimin e ciklit

https://www.youtube.com/watch?v=F--rF9cD7wU&t=1s

23 hours ago