<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

“FUAT DIBRA EDHE PSE DHA MË SHUMË PËR KOMBIN SE HASAN PRISHTINA- KOMUNISTËT E FSHINË NGA HISTORIA”

 

NGA: Vehbi Xhemaili

FUAT DIBRA-DHA 2 MILION EURO NË KONFERNCËN E PARISIT (1919-1920)

FUAT DIBRA EDHE PSE DHA MË SHUMË PËR KOMBIN SE HASAN PRISHTINA- KOMUNISTËT E FSHINË NGA HISTORIA

NË KONFERENCËN E PAQES NË PARIS MË 1919-1920, VURI NË DISPOZICION DHE HARXHOI MË SHUMË SE 500 MIJË FRANGA ARI- SA SOT 2 MILION EURO, .
MORI PJESË EDHE NË KOFERENCËN E MUKJES, SËBASHKU ME MITHAT FRASHËRIN 1943…

Me rastin e  80 vjetorit të vdekjes të  atdhetarit më të madh shqiptarë nga Maqedonia e sotme

Fuat Dibra, u lind në vitin 1886  në Dibër, Baba i tij ishte Ismail SARAAÇI, ishte shumë i pasur,  Edhe baba edhe Fuat Dibra, janë organizator të Kongresit të Alfabetit në  Manastir në vitin 1908 dhe atë të Dibrës 1909, kur turqit luftonin me  disa turkofilë që ta fshinë alfabetin latin dhe shqiptarët të trajtohen vetëm si turq dhe të shkruajnë vetëm me alfabetin Arab. Shqiptarët në Dibër i thanë Jo.

Për Fuat Dibrën dëshmon edhe Ismail Qemali;”Unë kisha leje nga Fuat Dibra, të harxhoj para dhe dukat sa të më duhen në udhëtimet e mija nëpër Evropë,  në mbajtjen konferencave dhe të bëja  propagandë për  çështjen shqiptare, para gazetarëve të huaj në mbarë Evropën, duke filluar nga Stambolli Bukureshti, Londra deri në Paris”. Ky i kishte dhenë Ismail Qemalit 30 mijë napolona florinj,

Në Konferencën e Parisit,  Fuad Dibra vuri në dispozicion dhe harxhoi më shumë se gjysmë milionë franga ari për mbrojtjen e Shqipërisë, para Fuqive të Mëdha, Ky mbajti në Paris të deleguarit shqiptarë për 17 muaj me shpenzimet e veta. Fuat Dibra për çështjen kombëtare shiti  5 restorante në Paris. Erdhi koha kur u kthye ne Shqipëri, nuk kishte ku te flinte, mori me qira një shtëpi në Tiranën e vjetër.

Ky atdhetar në vitin 1921 nuk pranoi ofertën e Kabinetit të Sulejman Delvinës për postin e Ministrit, edhe pse ishte Jurist i diplomuar në Zvicër. Fuat Dibra ishte njeri shumë modest, duke i dhënë atdheut gjithçka, e duke mos kërkuar asgjë prej tij. Ky është dallimi në mes tij dhe Hasan Prishtinës i cili tërë jetën luftoi për ta vra Amet Zogun, për pushtet.

Pushtimi italian Fuat Dibrën e gjeti në Tiranë  në vitin 1939. Ky ka qenë një ndër nismëtarët dhe themelues të Ballit Kombëtar, sëbashku me, Mithat Frashrin. Ky atdhetar i flaktë për ta bashkuar Shqipërinë mori pjesë në Konferencën e Mukjes, ku u arrit bashkimi  kombëtar, por e prishën jugosllavët…

Ky atdhetarë i palodhshëm, vdiq në Tiranë  pas një s’mundje të rëndë për një muaj ditë. Fjalët e fundit që i  tha para mjekut: “Unë nuk ndalem doktor, edhe pse jam i sëmurë në shpirt e kam Shqipërinë Etnike”. Ky kolos i mbylli sytë  më 22 shkurt 1944.  Qeveria Shqiptare, Shpalli 7 ditë zi, në tërë Shqipërinë (22 shkurt deri më 29  shkurt 1944). Ndërsa Kryetari Komunës së Tetovës Shaip Kamberi, shpalli tre ditë Zi, për këtë veprimtar të palodhshëm të çështjes kombëtare që shkriu tërë pasurinë e tij për ta bërë Shqipërinë: një shtet, një komb, një gjuhë. Sot nuk ka asnjë përmendore, e fshinë komunistët veprimtarinë  e tij, pasi nuk ishte me ta… Sot nuk i dihet edhe vari…

29 shkurt 2024,                                                                                   Prof. Dr. Vebi Xhemaili,

 Bogovinë-Tetovë,

admin admin

Recent Posts

A është e dëmshme kërcitja e gishtave?

Pothuajse të gjithëve na ka ndodhur të dëgjojmë të njëjtin paralajmërim që nga fëmijëria: “Mos…

13 hours ago

E keni pyetur ndonjëherë veten tuaj se përse njerëzit e suksesshem veshin të njëjtat rroba?!

    Nga Steve Jobs me golfin e zi dhe xhinset klasike, te Mark Zuckerberg…

19 hours ago

Prindër kujdes! Ja se sa duhet të peshojë çanta e shkollës së fëmijës tuaj…

    Një kufi i thjeshtë dhe disa shenja në trup tregojnë kur çanta është…

19 hours ago

Marramendja gjatë shtatzënisë/ Ja pse ndodh dhe si mund ta lehtësoni…

    Shtatzënia sjell ndryshime të shumta në trup, prandaj nënat në pritje shpesh hasin…

19 hours ago

Pija më e mirë e mëngjesit për shëndetin e zemrës

    Një zakon i thjeshtë në mëngjes mund të ndihmojë shëndetin e zemrës: pirja…

2 days ago

Çfarë duhet bërë kur fëmijët infektohen me fruth në çerdhe. Përgjigjet pediatrja!

    Mjekja pediatre Zerina Sheme ka ndarë në rrjetet sociale informacion në lidhje me…

2 days ago