Gjendet ujë në diskun e një ylli të ri, që është edhe vendi ideal për formimin e planetëve. Zbulimi është realizuar falë teleskopit Alma që është i vetmi instrument në gjendje të ofrojë analiza kaq të detajuara.
Sipas astronomëve sasia e ujit në diskun e brendshëm të yllit, është domethënëse dhe e barabartë me 3 fishin e ujit që ndodhet në gjithë oqeanet e Tokës.
Ylli HL Tauri, i ngjashëm me Diellin, ndodhet 450 vite dritë larg nesh në yjësinë e Demit.
Nga të dhënat e teleskopit, në diskun e yllit, uji është në formë avujsh, dhe çlirohet nga grimca pluhurash të mbuluar me akull. Këto grimca, shpjegojnë astronomët, janë farat e planetëve të rinj që do krijohen, pas përplasjeve e bashkimeve të mëtejshme, duke u zmadhuar në trupa gjithnjë e më të mëdhenj.
Këto rezultate, shpjegojnë autorët e studimit, tregojnë sesi prezenca e ujit, në formë të ngrirë, është mekanizëm që influencon krijimin dhe zhvillimin e një sistemi planetar. I njëjti proces thonë astronomët ka ndodhur edhe 4.5 mld vite më parë, kur u krijua sistemi ynë Diellor.
Të ka ndodhur (sigurisht që po) të zgjohesh në mes të natës i/e frikësuar…
Një analizë e ekspertëve ka nxjerrë në pah disa nga pickimet më të dhimbshme në…
KULTURA ILIRE DHE NDIKIMI I SAJ NË GJITHË EUROPËN. KULTURA E HALLSTATT-IT, KULTURA E LAUSITZ-IT,…
Abdullah Klinaku “Unë do vete për kërkim nëpër udhën e gjatë të gjetur dituri, atë…
Ekspertët shpjegojnë se ky pozicion nuk është natyral dhe mund ta bëjë lindjen më…
OHVSH TRUNGU ngrit shqetësimin për përhapjen në rritje të përdorimit të cigareve elektronike (“vape”) tek…