<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

Ç’të bësh kur ta lënë ‘seen’?

Tmerri më i madh i ditëve të sotme me romancat moderne është një dhe i vetëm: Të ta lënë “seen”. E shqipëruar, kur dikush të lexon mesazhin dhe nuk kthen përgjigje kurrë, mund të merret si dramë e lidhjeve moderne.

Në një kohë kur shumica e marrëdhënieve e kanë bazën virtuale se komunikimi i tillë e bën çdo gjë më të lehtë, mund të themi se të gjithë e kemi provuar të paktën një herë këtë situatë.

Por çfarë të bësh kur ndodh?

Psikologët thonë se ky veprim nxit ankthin e refuzimit dhe mund të nxisë ulje të vetëbesimit e problematika të tjera personale. Ndaj, si fillim merr frymë thellë dhe na ndiq në shpjegimet e mëtejshme.

Nëse ta lënë seen për disa orë ose 1 ditë me shumë gjasa po shqetësohesh kot, pasi personi mund të ketë ngarkesa të tjera dhe nuk të ka ty prioritet të momentit. Ndërsa, nëse kanë kaluar disa ditë, mirë është të vazhdosh jetën dhe të mos mendosh më për atë që ka ndodhur.

Kupto para se të dalësh në përfundime me çfarë personi ke të bësh. Mund ta pyesësh për mënyrën si shkëmben zakonisht mesazhet. Mbase do kuptosh se ke të bësh me një person që me zor kthen përgjigje se e ka zakon këtë gjë.

Fol paraprakisht për mënyrën si ti do ta mbash komunikimin. Nëse nuk bini dakord dhe ty të shqetëson mënyra se si personi flet ose shkëmben mesazhe, mbase është momenti të rishohësh raportin.

Nëse ta kanë lënë seen, mund të rishikosh mesazhin e fundit që të kuptosh nëse ka vërtetë nevojë për një përgjigje. Nëse jo, mbase personi po pret t’i shkruash sërish, ose thjesht nuk ka një përgjigje për ty në atë moment.

Trego durim dhe mos rri brenda kokës tënde. E thënë ndryshe, ndalo vrullin për të nxitur veten që të shqetësohesh me situatën dhe të bësh veprime të nxituara si për shembull të shkruash mesazhe nga nxitimi dhe nervat, mesazhe që do ofendojnë personin ose do prishin çdo gjë.

admin admin

Recent Posts

Karakolli në qafën e Çajupit, ndërtim unikal në tipologjinë e tij

Veçanti nga e përgjithshmja përbën karakolli i Çajupit ose siç e quajnë vendasit “Taborri i…

9 hours ago

Lehtësoni fryrjen pas një vakti duke bërë këtë veprim 5-minutësh

Një dietologe po inkurajon individët që përjetojnë fryrje të stomakut të adoptojnë një praktikë të…

1 day ago

Misteri i bunkerëve të diktaturës

Nga: Pëllumb Vreka Viti 1992. I ndodhur në Greqi për shërbim pune, drekova me ish-gjeneralin…

1 day ago

Ora Verore 2026: Kur ndryshon?

    Ora verore fillon të dielën e dytë të marsit dhe përfundon të dielën…

3 days ago

Tsipraku me bisht të gjatë/ Zogu i quajtur “Zana e borës” me foto të ëmbla në borë(Foto)

  Tsipraku me bisht të gjatë, i quajtur shpesh zana e borës ose shima-enaga në…

3 days ago

Statistikat e vrasjeve nga gjakmarrja në Shqipërinë e Veriut (1907)

  Në dekadën e parë të shekullit XX, studiuesi hungarez Baroni Nopcsa udhëtoi gjerësisht në malësitë e Veriut…

3 days ago