Mollët, luleshtrydhet dhe disa fruta të tjera janë shumë të shëndetshme për organizmin. Ato përmbajnë një substancë natyrale e cila sipas studimeve mund të ngadalësojnë procesin e plakjes.
Si ndodh procesi i plakjes
Një nga faktorët kyç në procesin e plakjes është një fenomen i quajtur ‘përkeqësimi qelizor.’
Kjo nënkupton humbjen e aftësisë së qelizave për t’u ndarë, formuar e zhvilluar.
Sipas ekspertëve, në këtë fazë, qelizat sinjalizojnë inflamacionin dhe shtyjnë sistemin imunitar të vetëpastrohet nga qelizat e dëmtuara.
Në moshë të re, organizmi e ka më të lehtë të eliminojë këto qeliza por me kalimin e viteve, sistemi imunitar humbet shkëlqimin e tij.Një gjë e tillë nxit akumulimin e qelizave të dëmtuara.
Këto të fundit përbëjnë pikënisjen e inflamacionit të një niveli të ulët që çon në shpërbërjen e indeve.
Substanca që zgjat jetën
Një studim i Universitetit Mjekësor të Minesotës zbuloi se procesi i plakjes mund të parandalohet falë disa molekulave që shënjestrojnë dhe shkatërrojnë qelizat e plakura.
Këto molekula kanë një ndikim afatgjatë pavarësisht kohës kur futen në trupin e njeriut.
Grupimi më efikas i këtyre molekulave u zbulua tek mollët, luleshtrydhet, qepët dhe kastravecat.
Gjatë studimeve klinike, shkencëtarët zbuluan se këto molekula ulnin ndjeshëm nivelin e qelizave të dëmtuara, përmirësojnë shëndetin dhe rrisin jetëgjatësinë.
Molekulat e rëndësishme gjenden më shumë tek mollët të cilat sipas studimit duhen konsumuar rregullisht çdo ditë.
Mollët janë gjithashtu të pasura me antioksidantë, flavanoidë dhe fibër.
Antioksidantët tek molla ulin rrezikun e shfaqjes së tumoreve.
Për më tepër, mollët ndihmojnë kundër tensionit të lartë të gjakut, diabetit dhe sëmundjeve të zemrës.
Ngrënia e një molle në ditë ndihmon jashtëzakonisht shumë kundër problemeve me tretjen dhe konstipacionin.
Gështenjat përmbajnë fibra, vitamina dhe minerale që mund të kontribuojnë në një ushqyerje të shëndetshme. Ndryshe nga…
Ora dimërore është më e përshtatshme për shëndetin, pasi drita natyrore në mëngjes…
Duart dhe këmbët e ftohta janë shpesh një reagim normal i trupit ndaj temperaturave…
Disa ushqime dhe zakone të përditshme mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë…
Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…
Secili prej nesh mund të ndihemi të shqetësuar se jemi pranë një ftohje,…