<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Sa arra në ditë duhet t’i konsumojmë?

Arrat janë shumë të shëndetshme për organizmin por nëse e teproni me to, do të përballeni me dhimbje koke, fryrje të stomakut dhe diarre.

Konsumi i tepërt i arrave në një periudhë afatgjatë mund t’ju shëndoshë, thonë ekspertët. Sipas të dhënave të bazuar në studime të nutricionistëve, racioni ideal ditor i arrave është 28 gramë ose 7 arra.

Efektet anësore të ngrënies së tepërt të arrave

Fibra është shumë e mirë për sistemin tretës dhe mirëqenien tuaj. Një grusht me arra ofron 2 gramë fibër, një sasi që nuk shkakton probleme në organizëm. Por nëse ju tashmë keni nisur një regjim ushqimor të pasur me fibër, atëherë arrat nuk janë një zgjedhje e mençur. Konsumi i tepërt i fibrës mund të stresojë sistemin tretës dhe të shkaktojë gazra, diare dhe fryrje.

Shtimi në peshë

Arrat konsiderohen si një ushqim që sjell shumë energji. Një filxhan me arra ka 765 kalori. Megjithatë, falë yndyrnave të shëndetshme dhe fibrës, arrat arrijnë ta ngopin njeriun shumë shpejt. Nëse ju e teproni me arrat atëherë me siguri do të shtoni në peshë por do të keni dhe dhimbje koke gjithashtu.

Ekspertët, të cilëve u referohet AgroWeb.org thonë se çelësi i suksesit në mirëmbajtjen e një peshe trupore është të ndaloni së ngrëni sapo të ngopeni. Nëse ju hani arra dhe më pas sforcoheni për të mbaruar pjatën në tryezë edhe pse nuk jeni të uritur, do të merrni shumë kalori. Niveli i duhur i kalorive ditore për gratë dhe vajzat është nga 1600 deri në 2,400 ndërsa për burrat dhe djemtë është nga 2,000 deri në 3,000.

Reagimet alergjike

Nëse jeni alergjikë ndaj arrave, atëherë duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm. Kujdesi nuk është kurrë i tepruar edhe nëse jeni alergjikë ndaj një arrori tjetër. Simptomat reagimeve alergjike ndaj arrave përfshijnë skuqjen e lëkurës dhe kruarjen e saj. Megjithatë, në këto raste nuk përjashtohen: diarea, dhimbjet abdominale, teshtima, kolla e thatë dhe bllokimi i hundëve. Nëse këto simptoma shoqërohen me dhimbje të kraharorit, rrahje të ulëta të zemrës dhe rënie të tensionit atëherë shkoni me urgjencë tek mjeku.

admin admin

Recent Posts

Diabeti: Si ta Kuptoni dhe ta Menaxhoni në Kohë

    Diabeti është një sëmundje kronike që ndodh kur niveli i sheqerit në gjak…

19 hours ago

Pesë ushqime anti-inflamatore që duhet t’i hani këtë vjeshtë

    Vjeshta sjell me vete një numër ushqimesh që mund të shtohen në dietën…

20 hours ago

A mund të ulin arrat rrezikun e tensionit të lartë, ja çfarë zbuloi studimi

Konsumimi i rreth një grushti arra në ditë mund të lidhet me një rrezik më…

1 day ago

Si ndikon në trup pirja e kafesë në orët e mbrëmjes?

    Kafeina mund ta bëjë gjumin më pak rigjenerues, edhe kur ju zë gjumi…

1 day ago

Cila është historia e Valles së Osman Takës?

Vallja e Osman Takës është një nga vallet më të njohura dhe më të veçanta…

2 days ago

Ushqimet që do t’ju ndihmojnë të shtoni peshë

    Teprica e kalorive është thelbësore për të fituar masë muskulore. Vaktet e lëngshme…

2 days ago