Janë dy fjalë që shpjegojnë frikën e drejtimit të një veture. E para është vehofobia dhe i referohet frikës nga ngasja e veturës, ndërsa fobia e të qenit në veturë është amaksofobia.
Amaksofobia përfshin vetë procesin e vozitjes, por edhe ngasjen ose ndonjë formë tjetër transporti si pasagjer. Etimologjikisht, fjala vjen nga greqishtja amaxos (karrocë) dhe phobos (frikë).
Shkaktarët e këtyre fobive mund të jenë mbijetesa në një aksident trafiku, por edhe një frikë e paqartë nga ngasja ose udhëtimi. Simptomat që ka një person me amaksofobinë janë djersitja, marramendja, shqetësimi në stomak, shtrëngimi në gjoks, rrahjet e shpejta të zemrës, dëshira për të qarë ose bërtitur, së bashku me mendimet negative, shqetësimet dhe frika.
Aktorja spanjolle Penelope Cruz, pas premierës së filmit “Ferrari”, ka pranuar se ka fobi që në fëmijëri.
“Motra ime u godit nga një veturë mu para meje, kur unë isha tetë-nëntë vjeç, mbaj mend që shoferi kishte veshur një pallto të kuqe. Ishte një traumë e madhe, pashë që humbi ndjenjat. Isha e paralizuar”, ka thënë ajo.
Nëse mendoni se mund të keni fobi për drejtimin e automjetit, mos hezitoni të kërkoni këshilla profesionale.
Shumë njerëz këto ditë përdorin orë inteligjente për të numëruar hapat, unazat e…
Një shpërthim i Ebolës që ka vrarë të paktën 131 persona në Republikën…
Një ndjesi e shpeshtë e të ftohtit në duar dhe këmbë mund të…
Gjermania ka laboratorë të sigurisë së lartë dhe virologë të aftë, ndërsa në…
Siç mund ta dini, antibiotikët janë një lloj i mahnitshëm i medikamentit, i…
Derisa moti ka filluar të ftohet, edhe imuniteti bie, ndërsa ajo çfarë hamë…