Kjo gjë na ndodh shpesh dhe për më tepër është nervozuese dhe e pakontrollueshme. Por çfarë e shkakton dhe si mund ta bëjmë të ndalojë?
Dridhja e qepallës ose siç njihet në gjuhë shkencore, myokymia, ndodh kur muskujt dhe nervat rreth syrit simulohen.
Protagonistë të këtij problemi, përpos dëmeve të tjera që shkaktojnë, janë edhe alkooli, duhani apo kafeina.
Dhe në fund, është stresi. Çdo situatë stresuese,pozitive apo negative qoftë ajo, shkakton tik-e nervore.
Nëse doni që qepallat tuaja të mos ju “tradhëtojnë” tek të tjerët, atëhere merrini gjërat me qetësi!
Tik-u nervor i syrit është diçka jo shqetësuese, por vetëm nëse ndodh rrallë.
Kur ju ndjeni që ai përsëritet për një kohë shumë të gjtaë, bëni mirë të paraqiteni tek mjeku.
Mund të jetë simptomë e sëmundjes së Parkinsonit, një çregullimi nervor ose ju thjesht mund të keni nevojë për syze.
Pasi të lexoni artikullin, ‘nuk do jua bëjë më syri tërr’.
A ju ka ndodhur të shihni një fytyrë në një prizë elektrike, të…
Migrena nuk është thjesht një dhimbje e fortë koke. Bëhet fjalë për një…
Hudhra është padyshim fuqiplotë përsa i përket vlerave shëndetësore. Por për personat që…
Fyti fillon t’ju kruhet, hunda ju rrjedh ose bllokohet dhe pak më vonë…
Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…
Vagoni në pjesën e mesme të trenit, një ulëse e kthyer në drejtim…