<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Demenca në moshën 40-50 vjeçare

 

 

Një person mund të jetojë një jetë të gjatë me mendje të kthjellët dhe memorie të mirë.

Megjithatë, tek shumë qytetarë të moshuar vihet re një përkeqësim në humbjen progresive të kujtesës dhe paaftësi për t’u përqendruar.

Rrallëherë, demenca prek njerëzit në të 50-at e tyre dhe faktorë të ndryshëm mund të shkaktojnë një gjendje të tillë, me të cilët AgroWeb.org ju njeh më poshtë.

Sëmundja e Alzheimerit

Sëmundja e Alzheimerit është shkaku kryesor i demencës tek 50-vjeçarët.

Pllakat dhe depozitat e proteinave midis qelizave nervore që ndërhyjnë në komunikimin nervor janë përgjegjëse për zhvillimin e Alzheimerit.

Në disa raste, një mutacion gjenetik shkakton një manifestim të hershëm të sëmundjes së Alzheimerit.

Ata që kanë sindromën Down janë veçanërisht të rrezikuar nga Alzheimeri.

Faktorë të tjerë mund të jenë një mënyrë jetese e pashëndetshme ose një mjedis jo i shëndetshëm.

Demenca vaskulare

Nëse enët e gjakut në tru dëmtohen, kjo mund të shkaktojë Demencë vaskulare.

Dëmtimi i enëve të gjakut është shkaku i dytë kryesor i demencës tek të rinjtë.

Qelizat e trurit kanë nevojë për oksigjen për të mbijetuar dhe enët e gjakut bëjnë të mundur transportimin e oksigjenit.

Meqenëse enët e dëmtuara të gjakut nuk mund të japin oksigjen në mënyrë efektive, ndodh vdekja e qelizave të trurit dhe kjo mund të shkaktojë Demencë.

Enët e gjakut zakonisht dëmtohen nga goditjet në tru. Shkaqe të tjera mund të jenë diabeti, presioni i lartë i gjakut, sëmundjet e zemrës dhe nivelet e larta të kolesterolit.

Shkaqe të tjera

Mungesa për një kohë të gjatë e lëndëve ushqyese mund të çojë në një formë të demencës të quajtur sindroma e Korsakoff.

Gjithashtu përdorimi i tepërt i alkoolit mund të bëhet shkaktar i drejtpërdrejtë i demencës përmes dëmtimit që shkakton në qelizat e trurit.

Dëmtimi i pjesës së përparme të trurit mund të shkaktojë gjithashtu demencë.

Në disa forma të demencës së hershme, prionët me formë të çrregullt janë shkaku.

Prionët janë proteina që mund të shndërrohen në trupa pothuajse të pathyeshëm që vrasin qelizat e trurit, duke lënë boshllëqe në indet e trurit që i japin atij një pamje sfungjerike./

admin admin

Recent Posts

Çfarë ndodh me stërvitjen tuaj kur pini lëng panxhari?!

    Pirja e lëngut të panxharit para aktivitetit fizik mund të përmirësojë qëndrueshmërinë dhe…

16 hours ago

Harrojini kimikatet/ Me vetëm dy përbërës largoni njollat më ‘kokëforta’ nga vaska

    Një mënyrë e thjeshtë dhe natyrale për të pastruar vaskën po përdoret gjithnjë…

18 hours ago

Pse u rrinë këmbët e ftohta personave që vuajnë nga diabeti? Ja çfarë thotë shkenca

    Shumë persona që vuajnë nga diabeti ankohen se i kanë këmbët vazhdimisht të…

18 hours ago

Sytë e skuqur nuk duhen neglizhuar, kur duhet të konsultoheni me mjekun?

    Skuqja e syve është një problem i zakonshëm që mund të shfaqet për…

2 days ago

Keni dhimbje fyti? Ky çaj mund t’ju ndihmojë ta qetësoni

  Dhimbja e fytit është një shqetësim i shpeshtë, sidomos gjatë ditëve të ftohta dhe…

2 days ago

Ndryshimi që i ndodh trupit tuaj kur hiqni dorë nga duhani

    Ndërprerja e konsumimit të duhani është gjëja më e mirë që do të…

2 days ago