Ju mund të bëni shumë gjëra me zemër dhe sërish të ndiheni të pavlerësuar!
Ekspertët thonë se kjo është një ndjenjë e vështirë për t’u pranuar, sidomos kur merret e mirëqenë nga të tjerët. Të ndihmoni një mik/e për të përgatitur darkën, t’i mbaroni një porosi një familjari mund të duken në pamje të parë si lëvizje të thjeshta, por ato marrin shumë kohë dhe energji nga jeta juaj.
Por, nëse këto angazhime tuajat nuk vlerësohen, por anashkalohen si diçka normale dhe e mirëqenë, doemos që ju do të ndiheni të pavlerësuar.
Nëse nuk doni ta përjetoni më këtë si ndjesi, bëni këto shtatë gjëra që ju ndihmojnë të vendosni kufijtë e duhur dhe respektin për veten në sytë e të tjerëve.
#1 Kërkoni vlerësim përmes veprimeve
Vetëm se dikush ju thotë “faleminderit”, nuk do të thotë se nuk ju vlerëson, por jo të gjithë përdorin fuqinë e fjalëve për të shprehur mirënjohjen e tyre. Ndonjëherë, duhet të kërkoni edhe veprime konkrete pa u ankuar, por si shenjë vlerësimi ndaj diçkaje që keni bërë.
#2 Thoni “Jo” më shpesh
E dini që, sa më shumë të bëni për njerëzit, aq më shumë ata presin nga ju. Ndonjëherë, të thoni “jo” është mirë edhe për ju. Kjo mund të jetë edhe një shenjë për të vendosur kufij, por është një hap më pranë vlerësimit për ju.
#3 Tregoni më pak mirësi
Kur ju bëni “vepra” të mira, doemos që merrni një dozë lumturie dhe kënaqësie për veten. Por, nëse e bëni këtë, por të tjerët nuk ju vlerësojnë, atëherë bëni një hap pas. Jepni më pak mirësi dhe dhembshuri te ata që nuk dinë t’ju vlerësojnë.
#4 Vlerësoni të tjerët
Nëse e keni mendjen te mungesa e vlerësimit nga ana e të tjerëve për ju, kjo mund të bëj që të harroni vlerësimin tuaj për të tjerët. Falenderoni miqtë dhe familjen për gjithçka që bëjnë për ju. Ju mund ta tregoni vlerësimin tuaj edhe me një “faleminderit”.
#5 Riformuloni mendimet negative
Përgjigjja ndaj mendimeve të padobishme mund t’ju ndihmojë të ndiheni pak më të vlerësuar. Ju mund t’i kujtoni vetes gjëra të tilla si: “Familja ime vlerëson gjithçka që bëj për ta”, ose “Miqtë e mi më vlerësojnë shpesh” dhe ju mund të ndiheni pak më mirë.
#6 Flisni
Ndonjëherë, është e dobishme të tregoni sesi ndiheni. Ju mund të flisni me partnerin/en, kolegët ose fëmijët për atë që po ndodh në jetën tuaj. Mos kini frikë të thoni gjërat që mendoni, pasi vetëm kështu do të shtoni vetëbesimin dhe vetëvlerësimin për veten në sytë e të tjerëve.
#7 Flisni me një profesionist
Nëse ndiheni të pavlerësuar në mënyrë kronike, me shumë mundësi që ju po vuani. Një terapist i dedikuar për shëndetin mendor, nuk është asnjëherë një ide e keqe.
Macet performojnë më mirë se sa fëmijët e vegjël në një masë të thjeshtë të…
Një muze online rifreskon të dhëna mbi atë çfarë ndodhte në Shqipërinë komuniste. Sipas faqes…
Peshqirët janë artikuj të cilët i përdorim çdo ditë, megjithatë pas një kohe humbin butësinë…
Nga Salih Mehmeti Kishte ditë që boja ishte mpiks në pergamenën e galme. Shkrimi…
Një ekip ndërkombëtar, i koordinuar nga Këshilli Kombëtar i Kërkimeve, Instituti i Gjeologjisë Mjedisore dhe…
Macet dihet që janë kafshë shtëpiake të pavarura, por kjo nuk do të thotë…