<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

8 shprehje që duhet t’ia thoni vetes kur mendoni se s’ka rrugëdalje

Të gjithë ne përballemi me momente në jetë kur ndihemi si në një labirint pa rrugëdalje, ose të bllokuar. Mund të jetë një rrëmujë në karrierë, po luftoni me një marrëdhënie shoqërore apo romantike që nuk ecën, por një gjë është e sigurt: momente si këto duken paralizuese në jetë!

Lajmi i mirë është se me disa mendime dhe lëvizje të thjeshta, ju mund ta motivoni veten për të dalë nga vendi ku keni ngecur me apo pa dashje.

Sipas psikologëve dhe ekspertëve të shëndetit mendor duke u mbështetur në vetëbisedimin pozitiv, duke praktikuar dhembshurinë për veten dhe duke ndërmarrë veprime të vogla, mund të filloni të zhvendosni modelet negative të mendimit dhe të rigjallëroni veten nga brend.

Ja tetë shprehje që ju ndihmojnë të mos ndiheni më të bllokuar!

#1 “Nuk mundem”

Duket si një shprehje kundërshtuese, por duke i thënë vetes “nuk mundem”, kjo nxit motivimin te vetja për të provuar se janë të tjerët që e kanë gabim. Çelësi është se sjellja dhe veprimet motivojnë më mirë se  vetëm shprehjet.

#2 “Është në rregull”

Kur tregohemi vërtet të dhembshur ndaj vetvetes, kjo na motivon më shumë për të jetuar.

#3 “Mos rri në vend, lëviz”

Kujtojini vetes këtë truk të dobishëm. Në vend që të thoni vetëm shprehje motivuese, ngrihuni nga vendi, lëvizni trupin që të çlironi një pjesë të energjisë së keqe

#4 “Unë arrita deri këtu”

Pranimi se sa larg keni arritur në jetë mund të ndihmojë në nxitjen e motivimit.

#5 “Nuk mund të kthehem pas dhe të ndryshoj gjërat, por mund të eci përpara nga mësimet”

Nëse ndiheni pa rrugëdalje, teksa reflektoni për atë që ka kaluar, me siguri që në ato momente ju nuk keni pasur nivelin e vetëdijes për gjithçka po ju ndodhte. Tani është momente të jeni mirë me veten.

#6 “Gjithçka që duhet të bëj është të dal”

Ndarja e detyrave të mëdha në hapa më të vegjël mund të rrisë motivimin. Mund të mjaftojë edhe veshja e këpucëve që të krijojë idenë e një ndjenje përmbushjeje.

#7 “Më lër të të përqafoj”

Vetëpërqafimi, çliron hormonin qetësues oksitocinë, duke reduktuar stresin kur ngecni në një situatë jo fort normale.

#8 “Frika është në kokën time”

Vetëm sepse keni frikë, nuk do të thotë domosdoshmërisht se jeni të pasigurt. Thjesht, merrni frerët e jetës suaj në dorë, pavarësisht sa të bllokuar ndiheni.

admin admin

Recent Posts

Dimitrios P. Kremos: Shqipja shfaqet si “motra e vetme” e gjuhës helene

Marrëdhënia midis gjuhës shqipe dhe asaj helene po merr një vëmendje të shtuar, duke sfiduar…

13 hours ago

Manol Blesi “Poeti me përkrenare”, që na njohu me veprat e stradiotëve, protagonistët e historisë e shqiptare, jashtë kufijve gjeografikë

Manoli Blessi dhe epoka e stradiotëve: Shpata dhe penat e një identiteti shqiptar në ekzil…

14 hours ago

Dëbimi i shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit dhe pritja e tyre nga administrata osmane

Nga: Agron Islami Si rrjedhojë e Luftës Ruso-Osmane 1877-1878 dhe vendimeve të Kongresit të Berlinit,…

15 hours ago

Pas 114 vitesh, dizajnet origjinale të Titanikut do të bëhen publike për herë të parë

Kur Titaniku u nis në udhëtimin e tij të parë fatkeq në prill të vitit…

2 days ago

Migrimet dhe shkatërrimi demografik i Bihorit (1912–1990)

Nga: Ismet Azizi Proceset demografike në rajonin e Bihorit gjatë shekullit XX nuk mund të kuptohen…

2 days ago

Marin Beçikemi: Ambasadori i humanizmit shkodran në zemër të Europës së Rilindjes

Nga rrënojat e rrethimit të Shkodrës në katedrat e Venedikut dhe Padovës, rrugëtimi i dijetarit…

2 days ago