<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

Zbulohet misteri i gjurmëve të duarve me gishta të gjymtuar

 

 

Gjithmonë është besuar se gjurmët e duarve të bëra me bojë, të gjetura në muret e shpellave, nuk ishin lojë, por njeriu parahistorik i linte ato gjatë ritualeve të tij. Një studim i ri sqaron misterin e “gishtave të humbur” në këto gjurmë.

 

Në studim, janë ekzaminuar rreth 300 gjurmë duarsh prehistorike nga vendet spanjolle dhe franceze, ku mungojnë disa falanga të një ose më shumë gishtave. Studiuesit Mark Collard dhe Brea McCauley, nga Universiteti Simon Fraser (SFU), kanë arritur në përfundimin se këto gjurmë të gjymtuara janë rezultat i amputimeve rituale. Në disa raste mungon një nga tre falangat e gishtit, ndërsa në disa të tjera mungojnë disa falangat edhe të disa gishtave.

Kjo çështje ishte debatuar prej kohësh, sepse njerëzit, mbështeten shumë në duart e tyre dhe është e vështirë të imagjinohet se kaq shumë individë kishin humbur gishtat aksidentalisht në aktivitetet e tyre të përditshme. Kjo është arsyeja pse shumë arkeologë kishin menduar se kjo ishte e qëllimshme.

 

 

Studiuesit Collard dhe McCauley vunë re se amputimi ritual është i përhapur në speciet tona. Ai ka prekur mbi njëqind kultura që nga kohët e lashta. Dhe arsyet që i shtynë qytetërimet e lashta të praktikojnë amputime janë të zbatueshme edhe për njeriun parahistorik. Si përfundim, studiuesit besojnë se shumë imazhe të duarve në muret e shkëmbinjve, veçanërisht në Gravetian (29,000-20,000 vjet më parë), janë dëshmi e riteve të flijimit për të marrë ndihmë nga një entitet ose pushtet superior, në përputhje me animizmin që karakterizonte format e para fetare.

Në përgjigje të kritikave të mundshme të këtij përfundimi, studiuesit kryen vëzhgime shtesë.

Në shpellat e Gargas, në Pirenejtë e lartë francezë, u regjistruan 231 gjurmë duarsh, të bëra nga afërsisht 45-50 individë. Prej tyre, 114 kanë mungesë të një ose më shumë falangave të gishtave.

Në shpellën Cosquer, gjithashtu në Francë, 28 nga 49 u mungojnë disa falanga. Dhe në Maltravieso, në Spanjën perëndimore, është e njëjta gjë për 61 nga 71 figurat e dorës.

admin admin

Recent Posts

Cilët janë simptomat e depresionit sezonal

    Me ardhjen e vjeshtës dhe shkurtimin e ditëve, disa njerëz përjetojnë ndryshime të…

2 days ago

Fruti simbolik i vjeshtës, përfitimet që gështenjat i sjellin shëndetit! Nga zemra, tretja e kontrolli i peshës, çfarë duhet të dini

Gështenjat përmbajnë fibra, vitamina dhe minerale që mund të kontribuojnë në një ushqyerje të shëndetshme. Ndryshe nga…

3 days ago

Ora dimërore apo verore, cila është më e mirë për shëndetin?

    Ora dimërore është më e përshtatshme për shëndetin, pasi drita natyrore në mëngjes…

3 days ago

Pse i keni duart dhe këmbët gjithmonë të ftohta? Shtatë shkaqet që nuk duhet t’i injoroni

  Duart dhe këmbët e ftohta janë shpesh një reagim normal i trupit ndaj temperaturave…

3 days ago

Çfarë duhet të hani dhe pini para dhe pas vaksinës kundër gripit?

    Disa ushqime dhe zakone të përditshme mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë…

3 days ago

Cili çaj është më i shëndetshëm për zemrën dhe sa filxhanë duhet të pini në ditë?

    Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…

6 days ago