<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Vuani nga sëmundjet e mushkërive, zbulohet lëngu “magjik” që ul presionin e gjakut

 

 

Lëngu i panxharit ka një efekt të dobishëm te pacientët me sëmundje pulmonare obstruktive kronike, pasi duket se ul presionin e gjakut.

 

Sipas rezultateve të hulumtimit të publikuara në Gazetën Evropiane të frymëmarrjes, një suplement dietik i përditshëm i bërë nga lëngu i panxharit, të cilin e kanë konsumuar për 12 javë njerëzit me sëmundje pulmonare obstruktive kronike, ka ndikuar pozitivisht tek ta duke ulur presionin e gjakut.

 

Po ashtu ka përmirësuar distancën që pacientët mund të përshkojnë, duke ecur gjashtë minuta më tepër.

Sëmundja kronike obstruktive pulmonare (COPD) është një gjendje serioze e mushkërive që prek rreth 400 milionë njerëz në mbarë botën. Ajo shkakton vështirësi në frymëmarrje dhe kufizon rëndë aftësinë e njerëzve për të qenë fizikisht aktivë. Gjithashtu rrit rrezikun e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru.

Hulumtimi, i kryer nga studiues në Imperial College London, shqyrtoi përfitimet e marrjes së një suplementi të koncentratit të lëngut të panxharit me nitrat të lartë (70 ml koncentrat lëngu me 400 mg nitrate).

Deri më sot ka disa prova se lëngu i panxharit mund të përdoret nga atletët për të përmirësuar performancën e tyre, ndërsa disa studime afatshkurtra kanë zbuluar se nivelet më të larta të nitrateve në gjak mund të rrisin disponueshmërinë e oksidit nitrik, i cili ndihmon enët e gjakut të relaksohen.

Studimi i ri përfshiu 81 persona me sëmundje pulmonare obstruktive kronike, presioni i gjakut sistolik i të cilëve ishte më i madh se 130 mmHg. Prej tij u zbulua se ata që morën suplementin e pasur me nitrat përjetuan një ulje mesatare të presionit të gjakut sistolik prej 4.5 mmHg krahasuar me ata që morën placebo.

Udhëheqësi i studimit, profesor Nicholas Hopkinson i konsideroi rezultatet “shumë premtuese, por do të duhet të konfirmohen në studime më të mëdha dhe afatgjata”.

admin admin

Recent Posts

A është e dëmshme aroma në makinë?

    Me pajisje serioze, ekspertët e ADAC në laboratorin e tyre përcaktuan se aroma…

16 hours ago

Pse njerëzit i mbështjellin paratë me letër alumini?

    Shumë njerëz që i mbajnë kursimet e tyre në shtëpi po kërkojnë mënyra…

16 hours ago

Rënia e flokëve në majë të kokës mund të jetë një shenjë e këtyre sëmundjeve serioze

    Rënia e flokëve në majë të kokës nuk duhet të jetë vetëm çështje…

17 hours ago

Një elektricist tregon se si ta ulni faturën e energjisë elektrike

    Fatura e energjisë elektrike zakonisht nuk rritet nga një pajisje e vetme, por…

17 hours ago

Pse buka në Gjermani është më e shtrenjtë të dielave?

    Nëse blini bukë, simite ose ëmbëlsira të freskëta në Gjermani të dielën, mund…

17 hours ago

Këto fruta të vogla bëjnë mrekulli për zemrën

    Ullinjtë nuk janë vetëm një shtesë e shijshme në gatime. Ato janë të…

18 hours ago