Kur teshtini duhet t’i mbroni personat në afërsinë e drejtpërdrejtë, por edhe të kujdeseni për veten
Kur teshtini apo kolliteni, ndërkaq me dorë mbuloni gojën dhe hundën, pikërisht bëni gjënë e cila mund të ketë pasoja të dëmshme.
Nëse nuk keni me vete facoletë kur teshtini apo kolliteni, zonën e gojës dhe atë të hundës instinktivisht do t’i mbroni me dorë.
Me këtë veprim keni mbrojtur personat të cilët ju janë në afërsi, mirëpo vetes i keni bërë dëm, transmeton Telegrafi.
Nëse me dorën e tillë fërkojmë sytë, mund të shkaktojnë inflamacion të asaj pjese të trupit.
Pikërisht për këtë është me rëndësi të mbulohen goja dhe hunda me facoletë derisa kolliteni apo teshtini.
Nëse nuk keni facoletë, më mirë është ta mbuloni gojën me lakim të bërrylit sesa me dorë.
Kështu, është shumë me rëndësi që t’i lani duart, në mënyrë që të pengoni përhapjen e infektimit në ambientin tuaj. /Telegrafi/
Me ardhjen e vjeshtës dhe shkurtimin e ditëve, disa njerëz përjetojnë ndryshime të…
Gështenjat përmbajnë fibra, vitamina dhe minerale që mund të kontribuojnë në një ushqyerje të shëndetshme. Ndryshe nga…
Ora dimërore është më e përshtatshme për shëndetin, pasi drita natyrore në mëngjes…
Duart dhe këmbët e ftohta janë shpesh një reagim normal i trupit ndaj temperaturave…
Disa ushqime dhe zakone të përditshme mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë…
Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…