<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

3 probleme shëndetësore që i ‘zgjon’ i ftohti

 

 

Dimri fsheh shumë kurthe dhe rreziqe, jo gjithmonë të lehta për t’u shmangur. Edhe pse këtë vit nuk ka pasur ngjarje ekstreme të motit që rrisin shanset për aksidente të rënda, prania e fortë e koronavirusit, gripit dhe infeksioneve të tjera respiratore e bën të domosdoshme marrjen e masave që i mbajnë larg.

 

Megjithatë, me rënien e temperaturës dhe me ndryshimin e motit, “zgjohen” edhe sëmundjet që mund t’i keni pasur të fshehta.

Çrregullime nga sfera mendore
Çrregullimi afektiv sezonal (SAD) është një lloj depresioni që zakonisht ndodh me ndryshimin e stinëve dhe i atribuohet më së shumti uljes së dritës së diellit dhe niveleve më të ulëta të neurotransmetuesve si serotonina dhe dopamina. Të moshuarit, në veçanti, mund të përjetojnë ankth nëse duhet të dalin jashtë në mot të keq, duke çuar kështu në një ndjenjë më të fortë izolimi. Shoqërimi, shëtitjet gjatë ditës ose vendosja e një karrigeje afër dritares për të lejuar dritën natyrale përfshihen në rutinën e rekomanduar të Dr. Cheng për të kompensuar efektet negative të dimrit.

Problemet e lëkurës
Ndryshimet e temperaturës – ftohtë jashtë, nxehtë në shtëpi – si dhe nivelet e lagështisë do të ndikojnë në lëkurë, veçanërisht në rastet e sëmundjeve kronike të lëkurës  si psoriasis dhe dermatit atopik ku ekziston rreziku i shpërthimeve.  Disa nga masat mbrojtëse përfshijnë hidratim adekuat, si të trupit me konsum të lëngjeve ashtu edhe të lëkurës me produkte të përshtatshme.

Sëmundjet e frymëmarrjes
“Në përgjithësi, ne e dimë se njerëzit reagojnë ndaj temperaturës në mënyra të ndryshme, ” thotë doktori, duke përmendur raste të njerëzve me astmë që ndjejnë se gjendja e tyre përkeqësohet me të ftohtin, ndërsa të tjerë gjejnë lehtësim në lagështinë e dimrit.

admin admin

Recent Posts

Fruti simbolik i vjeshtës, përfitimet që gështenjat i sjellin shëndetit! Nga zemra, tretja e kontrolli i peshës, çfarë duhet të dini

Gështenjat përmbajnë fibra, vitamina dhe minerale që mund të kontribuojnë në një ushqyerje të shëndetshme. Ndryshe nga…

6 hours ago

Ora dimërore apo verore, cila është më e mirë për shëndetin?

    Ora dimërore është më e përshtatshme për shëndetin, pasi drita natyrore në mëngjes…

9 hours ago

Pse i keni duart dhe këmbët gjithmonë të ftohta? Shtatë shkaqet që nuk duhet t’i injoroni

  Duart dhe këmbët e ftohta janë shpesh një reagim normal i trupit ndaj temperaturave…

9 hours ago

Çfarë duhet të hani dhe pini para dhe pas vaksinës kundër gripit?

    Disa ushqime dhe zakone të përditshme mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë…

10 hours ago

Cili çaj është më i shëndetshëm për zemrën dhe sa filxhanë duhet të pini në ditë?

    Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…

3 days ago

Disa metoda për të parandaluar ftohjen

    Secili prej nesh mund të ndihemi të shqetësuar se jemi pranë një ftohje,…

3 days ago