<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

Pse njerëzit vaksinohen në krah?

 

 

Shumica e vaksinave injektohen në muskul,dhe ky proces njihet si injeksion intramuskular. Disa vaksina, si vaksina e rotavirusit, merren nga goja.

Të tjerat injektohen paksa nën lëkurë, si për shembull vaksina kundër fruthit, shytave dhe rubeolës. Por shumë të tjera injektohen në muskul. Por pse muskuli është kaq i rëndësishëm dhe a ka rëndësi vendi? Dhe pse tek muskujt e krahut – të quajtur deltoid-dhe në majë të shpatullës?

 

Muskujt bëjnë një vend të shkëlqyeshëm të injektimit të vaksinës, pasi indet muskulore përmbajnë qeliza të rëndësishme imune. Këto qeliza imune e njohin antigjenin, një pjesë të vogël të një virusi ose bakteresh të prezantuara nga vaksina që stimulon një përgjigje imune.

 

Në rastin e vaksinës COVID-19, nuk po fut një antigjen, por administron projektin për prodhimin e antigjeneve. Qelizat imune në indet muskulore marrin këto antigjene dhe i paraqesin ato në nyjet limfatike. Injeksioni i vaksinës në indet muskulore e mban vaksinën të lokalizuar, duke lejuar që qelizat imune të japin alarmin në qelizat e tjera imune dhe të futen në punë.

Sapo një vaksinë njihet nga qelizat imune në muskul, këto qeliza e mbajnë antigjenin në enët limfatike,të cilat transportojnë qelizat imune që përmbajnë antigjen në nyjet limfatike. Nyjet limfatike, përbërësit kryesorë të sistemit tonë imunitar, përmbajnë më shumë qeliza imune që njohin antigjenet e vaksinës, dhe fillojnë procesin imunitar të krijimit të antitrupave.

 

 

Grumbujt e nyjeve limfatike, ndodhen në zona afër vendeve të injektimit të vaksinave.

Për shembull, shumë vaksina injektohen në deltoid, pasi ai është afër nyjeve limfatike të vendosura pikërisht nën sqetull. Kur vaksinat injektohen në kofshën e këmbës, enët limfatike nuk kanë shumë rrugë për të bërë për të arritur tek grumbulli i nyjeve limfatike në ijë.

Gjithashtu, indet muskulore tentojnë të mbajnë të lokalizuara reagimet e vaksinës. Injeksioni

i një vaksine në muskulin deltoid, mund të rezultojë në inflamacion lokal ose acarim në vendin e injektimit. Nëse vaksina të caktuara injektohen në indin dhjamor, shansi i acarimit dhe reagimit me inflamacion shtohet, pasi indi yndyror ka një furnizim të dobët me gjak, çka që çon në thithjen e dobët të disa përbërësve të vaksinës.

Vaksinat që përfshijnë përdorimin e elementëve ndihmës-apo të përbërësve që e forcojnë përgjigjen imune ndaj antigjenit – duhet të bëhen në muskul për të shmangur acarimin dhe inflamacionin. Elementët ndihmës, veprojnë në mënyra të ndryshme për të stimuluar një përgjigje më të fortë imunitare.

Megjithatë, një faktor tjetër vendimtar në vendin e injektimit të vaksinës është madhësia e muskujve. Të rriturit dhe fëmijët e moshës 3 vjeçare e lart, kanë tendencën që t’i marrin vaksinat në pjesën e sipërme të krahut, pikërisht në deltoid.

Fëmijët më të vegjël i marrin vaksinat e tyre në mesin e kofshës, pasi muskujt e krahut janë më të vegjël dhe më pak të zhvilluar. Një element tjetër që merret parasysh gjatë administrimit të vaksinës është komoditeti i pacientit.

A mund ta imagjinoni t’i hiqni pantallonat në një klinikë të vaksinimit masiv? Përveshja e mëngës është një veprim shumë më i lehtë dhe më i preferueshëm. Shpërthimet e sëmundjeve infektive, si në sezonin e gripit apo si në rastin e pandemisë së Covid-19, kërkojnë që sistemet tona shëndetësore të vaksinojnë sa më shumë njerëz që të jetë e mundur brenda një kohë të shkurtër. Për këto arsye, preferohet marrja e vaksinës në krah, sepse pjesa e sipërme e krahut është lehtësisht e arritshme.

admin admin

Recent Posts

A është e dëmshme kërcitja e gishtave?

Pothuajse të gjithëve na ka ndodhur të dëgjojmë të njëjtin paralajmërim që nga fëmijëria: “Mos…

5 hours ago

E keni pyetur ndonjëherë veten tuaj se përse njerëzit e suksesshem veshin të njëjtat rroba?!

    Nga Steve Jobs me golfin e zi dhe xhinset klasike, te Mark Zuckerberg…

10 hours ago

Prindër kujdes! Ja se sa duhet të peshojë çanta e shkollës së fëmijës tuaj…

    Një kufi i thjeshtë dhe disa shenja në trup tregojnë kur çanta është…

10 hours ago

Marramendja gjatë shtatzënisë/ Ja pse ndodh dhe si mund ta lehtësoni…

    Shtatzënia sjell ndryshime të shumta në trup, prandaj nënat në pritje shpesh hasin…

11 hours ago

Pija më e mirë e mëngjesit për shëndetin e zemrës

    Një zakon i thjeshtë në mëngjes mund të ndihmojë shëndetin e zemrës: pirja…

1 day ago

Çfarë duhet bërë kur fëmijët infektohen me fruth në çerdhe. Përgjigjet pediatrja!

    Mjekja pediatre Zerina Sheme ka ndarë në rrjetet sociale informacion në lidhje me…

1 day ago