<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Lodrat që nuk duhet t’ua dhurojmë kurrë fëmijëve!

 

 

Sado të pafajshme të duken, disa lodra duhen lënë jashtë listës së dhuratave të këtij viti, pasi ekspertët thonë se mund të përbëjnë një kërcënim për integritetin fizik të fëmijëve.
Me mijëra lodra që tani shiten në çdo mënyrë për të magjepsur fëmijët, pak e vlerësojnë në fakt përshtatshmërinë e tyre dhe më shumë nuk janë të vetëdijshëm se shumë prej tyre mbartin rreziqe dhe çojnë në lëndime.

Në Tik Tok është një video, e cila ka mbledhur mbi shtatëdhjetë e tre mijë pëlqime dhe është një nga videot virale të ditëve të fundit. Videoja në fjalë paraqet Meghan Martin, një mjeke e dhomës së urgjencës pediatrike në spitalin e fëmijëve Johns Hopkins në St. Petersburg, Florida. Titulli i videos është “5 dhuratat më të famshme që mund të dëmtojnë fëmijët dhe t’i çojnë në spital.” Në të ajo u shpjegon përdoruesve të aplikacionit se cilat lodra mund të përbëjnë një kërcënim për fëmijët.


Armët që lëshojnë raketa dhe predha plastike

Sado argëtuese të jenë, lodrat që lëshojnë predha, të tilla si raketahedhës, armë për fëmijë apo edhe llastiqe të vjetra, mund të shkaktojnë lëndime të ndryshme, duke përfshirë edhe sytë. Ok, ky mund të mos jetë një fakt i ri, por shumë nuk e dinë se këto “armë” shumë herë për shkak të ndërtimit të dobët, duke justifikuar kështu koston e tyre të ulët mund të bllokohen dhe predhat e tyre të lëshohen dhe kështu lëndohet fëmija.

Trampolinë

Është një trend që ka ardhur padyshim nga Amerika, ku shifrat e shitjeve të tyre po rriten çdo vit. Është padyshim një lojë argëtuese që e shijojnë shumë fëmijë. Pavarësisht kundërshtimeve të Komisionit për Sigurinë e Produkteve të Konsumatorit (CPSC), i cili thotë se çdo vit në departamentet e urgjencës amerikane trajtohen afërsisht 100,000 lëndime prej tyre, trampolinat vazhdojnë të jenë lodrat e preferuara.

Trampolinat mund të shkaktojnë lëndime serioze. Në rastin më të keq, fëmijët mund të përfundojnë të paralizuar, ose të pësojnë dëmtime të trurit. Dhe sa më i vogël të jetë një fëmijë, aq më shumë ka gjasa që ai të lëndohet. Shumica e lëndimeve nga trampolinat përfshijnë dislokime, ndrydhje, lëndime në kokë dhe kocka të thyera.

Skutera dhe patina elektrike

Mos blini mjete elektrike si skuter dhe hoverboard për fëmijë, thonë mjekët e urgjencës dhe ekspertët e sigurisë. Edhe pse patinat elektrike dhe skuterët janë një mjet që shumë i përdorin për transport nga një pikë në një pikë tjetër të qytetit, kjo nuk do të thotë se ato janë të sigurta për fëmijët. Ju mund të ikni me shpejtësi me to dhe në rast të ndonjë incidenti mund të pësoni thyerje të kockave dhe fraktura, apo edhe kirurgji në rastet më të këqija dhe më të rënda. Ekspertët rekomandojnë që ato të përdoren në prani të një kujdestari dhe që fëmija të mbajë gjithmonë pajisje mbrojtëse, si helmetë, jastëkë gjunjësh dhe bërrylash.

Rruaza uji

226.3 milionë shikime në Tiktok kapin video që tregojnë përdoruesit duke luajtur me rruazat e ujit. Këto janë disa rruaza shumëngjyrëshe ose transparente, të bëra nga kimikate polimere superabsorbuese që rriten në mënyrë eksponenciale kur zhyten në ujë, duke i bërë ato lodra shumë të njohura për stimulimin e shqisave të fëmijëve. Mjekët e urgjencës dhe ekspertët e sigurisë paralajmërojnë kundër tyre. Problemi fillon me faktin se rruazat e ujit duken si karamele ose pelte dhe fëmijët mund të tundohen shumë lehtë për t’i gëlltitur. Nëse gjenden brenda trupit, rruazat mund të vazhdojnë të rriten duke shkaktuar bllokime dhe lezione kërcënuese për jetën dhe këto rruaza mund të mos jenë të dukshme në rrezet X.

Lodra me magnet dhe bateri

Lodrat magnetike të dizajnuara për fëmijë zakonisht mund të ofrojnë një përvojë argëtuese. Megjithatë, grupet e magneteve me fuqi të lartë mund të shkaktojnë dëmtime serioze të brendshme te fëmijët nëse gëlltiten. Në rast se ato gëlltiten mund të bllokohen tel indet e sistemit tonë të tretjes, duke bllokuar furnizimin me gjak në atë zonë, gjë që mund të jetë kërcënuese për jetën. Shpesh kërkohet kirurgji për të hequr magnetet dhe për të riparuar indin e dëmtuar./

admin admin

Recent Posts

Mësohet arsyeja pse Rexhep Qosja u varros pa paralajmërim

  Ka ndërruar jetë akademiku dhe shkrimtari i njohur shqiptar Rexhep Qosja, një nga figurat…

4 days ago

Informatorja shqiptare e FBI-së: Konica “i paqëndrueshëm në pikëpamjet politike”, Noli “komunist”

Nga: Agron Alibali Gjatë dy viteve të fundit të jetës, Faik Konica u vu nën…

5 days ago

Dermatologët: kruajtja e trupit mund të fshehë sëmundje serioze

    Shndërrimi i një simptome shpesh e nënvlerësuar në një prioritet klinik për t’u…

5 days ago

Ky lloj ushtrimi mund të ulë rrezikun e zhvillimit të 8 sëmundjeve

  Lëvizni më shumë . Uluni më pak . Për shumë vite, kjo është konsideruar si një udhëzim…

5 days ago

Lulja që këshillohet nga ekspertët të vendoset në dhomën e gjumit

  Lulja Sansevieria nuk kërkon shumë kujdes, rimbillet çdo 2 deri në 3 vjet në…

6 days ago

A i mbani mend këto tetë gjëra nga fëmijëria juaj?

    Mënyra se si e kujtojmë fëmijërinë tonë shpesh tregon më shumë për atmosferën…

6 days ago