<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Çfarë ndodh me trupin pas vetëm një nate pa gjumë

 

 

Edhe pse gjumi gjatë natës është i domosdoshëm që organizmi i njeriut të jetë gati për funksionimin e përditshëm, shumë njerëzve u ka ndodhur që pas vetes të kenë një natë pa gjumë. Por, edhe pse një natë pa gjumë nuk duket si diçka e rëndësishme, ajo mund ta dëmtojë organizmin tuaj.

Sipas rekomandimeve të organizatave shëndetësore, të rriturit duhet të flenë nga shtatë deri në nëntë orë gjatë natës, ndërsa mungesa e gjumit mund ta rritë rrezikun e shumë problemeve shëndetësore.

 

Megjithatë, sipas studimeve të reja, vetëm një natë pa gjumë mund të jetë e dëmshme për organizmin tuaj.

Kur kaloni më shumë se 18 orë pa gjumë, presioni i gjakut do të fillojë të rritet dhe kjo rrit rrezikun e një ataku kardiak ose goditjeje në tru. Përveç kësaj, një natë pa gjumë mund t’i ulë ndjeshëm nivelet e testosteronit te meshkujt.

Mjeku Andrey Zinchuk thotë se mungesa e gjumit mund ta dëmtojë trurin dhe të ndikojë në mënyrën se si ndërveproni me njerëzit dhe mund të shkaktojë nervozizëm, ta rritë stresin dhe ta ulë përqendrimin.

Përndryshe, gjumi me cilësi të dobët rrit rrezikun e obezitetit dhe diabetit, sëmundjeve të zemrës, humbjes së kujtesës dhe sëmundjeve të tjera.

Sipas Healthdirect, mungesa e gjumit mund të rritë nivelet e dopaminës në organizmin tuaj. Edhe pse ky tingëllon si një lajm i mirë – sepse sa më gjatë të qëndroni zgjuar, aq më i mirë mund të jetë disponimi juaj – mjekët këshillojnë që të mos e bëni këtë në asnjë mënyrë. Në fakt, ata rekomandojnë që kohën e lirë ta shfrytëzoni për një shëtitje ose ndonjë lloj aktiviteti tjetër fizik.

admin admin

Recent Posts

Pse britanikët e pinë çajin me qumësht? Zakon i vjetër që ruhet prej shekujsh

    Me ardhjen e ditëve të freskëta, pijet e ngrohta bëhen zgjedhja e preferuar…

3 hours ago

A e dini për çfarë shërben kjo pjesë e kapakut e vajit? Mos e hidhni ka një funksion të veçantë

    Një detaj i vogël në shishet e vajit mund ta bëjë më të…

3 hours ago

Mjeku zbulon një shenjë të kolesterolit të lartë që mund të shihet në fytyrë

    Mjeku Amir Khan shpjegoi në një paraqitje televizive se një shenjë e mundshme…

4 hours ago

Cilat janë simptomat e yndyrës së lartë në gjak dhe kur duhet të shqetësoheni?

    Yndyra e lartë në gjak, e njohur si kolesterol dhe trigliceride të rritura,…

4 hours ago

E pyetën njeriun që thuhet se ka IQ 210 nëse ekziston Zoti: Përgjigjja e tij ishte e prerë

    Chris Langan, i njohur për inteligjencën e jashtëzakonshme dhe teoritë e tij mbi…

4 hours ago

Çfarë ndodh me stërvitjen tuaj kur pini lëng panxhari?!

    Pirja e lëngut të panxharit para aktivitetit fizik mund të përmirësojë qëndrueshmërinë dhe…

1 day ago