<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

Arsyeja emocionuese që e bëri Princeshën Diana të mos mbante doreza

 

 

Kanë kaluar me shume se 20 vjet nga vdekja e Princeshës Diana në aksidentin automobilistik në Paris, por mbretëresha nuk është harruar. Përkundrazi. Miti i saj duket se po rritet me kalimin e kohës dhe dashuria e popullit ndaj saj nuk po zvogëlohet.

Janë të shumta historitë që kanë të bëjnë me emrin dhe jetën e saj, madje disa janë shumë emocionuese.

Ashtu siç është thënë nga Eleri Lynn, i cili kujdesej për pamjen e Dianës, në Kesington Palace: “Her Fashion Story” dhe shpjegoi për revistën People domethënien që fshihej prapa zgjedhjeve të veshjeve të “princeshës së popullit”, duke përfshirë edhe arsyen pse nuk vishte kurrë doreza.

Siç e dimë, Diana ishte shumë aktive në nivel humanitar dhe e përdori popullaritetin e saj për të hedhur dritë mbi çështje të panumërta sociale: nga HIV/AIDS te minat tokësore, lebrat dhe te të pastrehët.

Gjithashtu i përdori qëllimisht veshjet e saj për të transmetuar “afrim dhe ngrohtësi”, sikur ishte në kontakt me njerëzit e zakonshëm, apo kur bëhej fjalë për një mision bamirësie, ashtu edhe kur takonte delegacionet zyrtare.

Diana e braktisi protokollin mbretëror të veshjes së dorezave sepse i pëlqente të mbante duart kur takonte njerëz, donte të shtrëngonte duart e tyre dhe të hynte në kontakt të drejtpërdrejtë”, ka thënë Eleri. “Gjithashtu ajo refuzoi mbajtjen e kapelave, sepse mendonte se:

“Nuk mund të përkëdhelësh një fëmijë me një kapelë në kokë”. Ajo kishte vendosur me vullnet të lirë të vishte rroba shumëngjyrëshe kur takonte më të vegjlit: “Kur shkonte në spital, për shembull, i pëlqente të mbante rroba të gëzueshme që përcillnin ngrohtësi, dhe bizhuteri që fëmijët të mund të luanin”, ka shtuar Lynn.

Pas ndarjes nga Carlo, stili i Dianës ndryshoi rrënjësisht. “Vitet 90 përfaqësonin thjeshtësimin e veshjeve për të”, ka thënë Lynn. “Pas ndarjes së saj nga princi i Galles, donte të njihej për atë që bënte në nivel humanitar, e jo për veshjet që mbante dhe të përqendrohej vëmendja tek puna e saj, po ashtu e dinte që duhet të kishte një pamje më të kthjellët dhe të thjeshtë”.

admin admin

Recent Posts

Vetëm uji nuk mjafton: Pse gurët në veshka rikthehen pavarësisht këshillave të mjekëve

  Ekspertët shpjegojnë pse parandalimi kërkon më shumë se një këshill të thjeshtë   “Pini…

12 hours ago

Holanda prezanton akulloren që qetëson dhimbjet e kokës

  Një ide mjaft e pazakontë vjen nga Holanda, ku një prodhues akulloresh ka krijuar…

12 hours ago

Si të shëroni ftohjen përbrenda pak orëve

  Meqë sezoni i dimrit është afër, prekja nga ftohjet tek njerëzit ndodh çdoherë e…

1 day ago

A i mbron qumështi i gjirit fëmijët nga tumoret

    Gjidhënia nuk është vetëm burim ushqimi, por edhe mbrojtje për fëmijën dhe nënën.…

1 day ago

6 metodat e çuditshme se si zgjoheshin njerëzit para shpikjes së alarmit

  Para se ora me alarm të bëhej pjesë e jetës së përditshme, njerëzit kishin…

1 day ago

Lidhja e Prizrenit 1878, Kararname-ja: ”Lidhja jonë është bashkuar për të kundërshtuar çdo qeveri tjetër përveç asaj të Portës së Lartë..”

Rezolutat e Lidhjes së Prizrenit 1878, “Kararname-ja” Më 10 qershor 1878, delegatë nga e gjithë…

2 days ago